REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar si parakusht për fillimin e veprimtarisë ekonomike.

Përshkrimi: Formulari i aplikimit mund të gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, përfaqësuesi i autorizuar dorëzon formularin e aplikimit personalisht, në zyrën qendrore të ARBK në Prishtinë ose në qendrën përkatëse komunale për regjistrim të bizneseve. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokollohet, procesohet nga zyrtari për regjistrim të bizneseve, bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata për Regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar me numër unik të regjistrimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Agjencia për Rregjistrimin e Bizneseve të Kosovës

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri zyrtar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
  • Emri tregtar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (nëse kërkohet nga përfaqësuesi i autorizuar)
  • Adresa dhe informatat kontaktuese të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
  • Data e konstituimit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
  • Numri i punëtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
  • Aktivitetet e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
  • Të dhënat për Aksionarët e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
  • Të dhënat për përfaqësuesit e autorizuar (nëse ka)
  • Të dhënat për Drejtorin Menaxhues të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar
  • Të dhënat për Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (nëse bordi është formuar)
  • Të dhënat për njësite e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (nëse ka)
  • Adresa e personit kompetent për pranimin e dokumenteve (nëse ka)
  • Informata nëse Drejtori/ët Menaxhues, Përfaqësuesit e Autorizuar ose Përfaqësuesit me Prokurë janë të autorizuar për të përfaqësuar Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar vetëm apo duhet të veprojnë bashkërisht.
  • Të dhënat e aplikuesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 2 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i plotësuar për regjistrim të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (Origjinal)
  • Kopja e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit të autorizuar (Kopje)
  • Autorizimi i përfaqësuesit të autorizuar (Origjinal)
  • Statuti i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (Origjinal)
  • Memorandumi i Inkorporimit të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (Origjinal)
Pa pagesë

Sharko formularët