REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për Vlerësimin e Konformitetit për derivatet e lëngëta të naftës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Industrisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vlerësimi i kompetencës teknike dhe profesionale të trupave për vlerësimin e konformitetit të cilët kryejnë inspektimin dhe testimin e karburanteve të lëngëta të naftës të destinuara për tu vendosur në tregun e Kosovës.

Përshkrimi: Pas shpalljes publike nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pala e interesuar merr aplikacionin në Departamentin e Industrisë së bashku me fletëpagesat për kryerjen e obligimit në bazë të Udhëzimit Administrativ. Lëndën e kompletuar, me formularin e plotësuar dhe dokumentacionin mbështetës, pala e dorëzon në arkivën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Lënda e aplikuesit e protokoluar procedohet më tutje në Departamentin e Industrisë dhe pastaj nga ky departament dorëzohet tek Komisioni përkatës. Komisioni e shqyrton dokumentacionin, përgatitet Raporti nga Kryetari/ja e Komisionit, me rekomandime, i cili pas nënshkrimit nga të gjithë anëtarët e Komisionit, i protokoluar, i përcillet Ministrit/es, nëse merret vendimi për dhënien e autroizimit përgatitet autorizimi dhe vendimi, informohet pala e cila nënshkruan deklaratën e Konfidencialitetit, kryen pagesat sipas Udhëzimit Administrativ dhe merr autorizimin për punë në kohëzgjatje prej një viti. Pala respektivisht operatorët ekonomikë që janë të autorizuar janë të obliguar që të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e autorizimit 30 ditë para skadimit të afatit kohor, për vazhdim të autorizimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 Vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat e përgjithshme të aplikuesit, emri i subjektit afarist
  • Adresa e selisë dhe e njësisë, telefoni, e-mailli
  • Parashtruesi i kërkesës
  • Fusha dhe vëllimi i punëve për vlerësim të Konformitetit për të cilat kërkohet Autorizimi
  • Kapacitetet njerëzore
  • Kapacitetet teknike
  • Shënimet me të cilat dëshmohen të dhënat nga kërkesa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për Autorizimin e Trupave për vlerësim të Konformitetit (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e Akreditimit (Kopje)
  • Garancioni Bankar (Origjinal)
  • Fletëpagesat e taksave administrative (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1. Pagesë për aplikim 50 Euro, 2. Pagesë për marrje të autorizimit 100 Euro, Transfer bankar 1000400070002411

Formulari nuk është në dispozicion