REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencimi i personave fizik hartues të raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përzgjedhja e personave fizik dhe juridik të cilët do të hartojnë Raportet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Përshkrimi: Aplikuesi aplikon në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për licencim. Ministria themelon komisionin e përkohshëm i cili shqyrton kërkesën dhe në afat prej 15 ditëve cakton provimin. Personat i nënshtrohen provimit për licencë, ndërsa pas mbajtjes së provimit në afat prej 30 ditësh komisioni i njofton personat që ju kanë nënshtru provimit për rezultatet. Pas dhënies së provimit personit i lëshohet licenca. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë vetëm tarifa ndryshon.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i personit fizik
  • Përgatitja profesionale universitare
  • Përvoja e punës
  • Pjesëmarrja në hartimin e raporteve të VNM-së ose ekspertizave mjedisore
  • Pjesëmarrja në hulumtimime ose studime për mjedisin
  • Lista e referncave
  • Informata shtesë
  • Anekset

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale të personit përgjegjës për hartimin e raporteve mjedisore (Origjinal)
  • Dëshmi mbi punimet e punuara dhe të publikuara (Origjinal)
  • CV (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa Transfer bankar
Pagesa80 euro shqyrtim i kërkesës 200 euro dhënia e licencës 100 euro vazhdimi të licencës Transfer bankar 1000400070002120

Formulari nuk është në dispozicion