REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i dizajnit industrial

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia e Pronësisë Industriale

Qëllimi: Me mbrojtje të dizajnit industrial, pronarëve – individit ose shoqërisë që ka regjistruar dizajnin – iu sigurohet e drejta ekskluzive kundrejt kopjimit ose imitimit të paautorizuar të dizajnit nga palët e treta. Kjo ndihmon që të merret një fitim i drejtë nga investimet. Një sistem efektiv mbrojtjeje i sjell përfitime edhe konsumatorëve e publikut në tërësi duke nxitur praktikat e konkurrencës së drejtë dhe tregtisë së ndershme. Mbrojtja e dizajnëve industrial ndihmon zhvillimin ekonomik duke nxitur elementin krijues në sektorët industrialë dhe prodhues, si edhe në artet e artizanatin tradicional. Ato ndikojnë në zgjerimin e veprimtarive tregtare dhe eksportin e produkteve vendase.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrimin e Dizajnit Industrial realizohet me paraqitjen e formularit të aplikimit për regjistrim në API; ekzaminimi i aplikacionit, në të cilin duhet të paraqitet qartazi reprezentimi grafik i dizajnit. Ekzaminuesi i Dizajnit Industrial e shqyrton kërkesën dhe e dërgon tek drejtori i Agjencisë së Pronësisë Industriale i cili e nënshkruan kërkesën dhe mandej kryhet edhe publikimi i dizajnit industrial.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat për numrin dhe datën e Aplikacionit
  • Të dhënat në lidhje me aplikuesin
  • Të dhënat lidhur me përfaqesusin e aplikuesit
  • Të dhëna rreth fatures për tarifën e paguar të aplikimit
  • Përcaktimi i Produktit dhe caktimi i klasave sipas Sistemit të Lokarnos për Klasifikimin Ndërkombëtar
  • Të dhënat për Dizajnuesin
  • Të dhënat për të Drejten e Përparësisë nëse pretendohet kjo e drejtë.
  • Të dhëna të tjera shtesë (nëse ka)
  • Nënshkrimi apo Vula e Paraqitësit të Aplikacionit
  • Nënshkrimi dhe Vula e Agjencisë së Pronësisë Industriale

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 240

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa per regjistrimin e Dizajnit Industrial (Origjinal)
  • Dëshmi për pagesën e tarifës (Origjinal)
  • Nje dukje/pershkrim qe spjegon paraqitjen apo mostren e Dizajnit Inudstrial (Origjinal)
  • Produktin apo një të dhënë të produktit ku dizajni është menduar të inkorporohet apo që është menduar të zbatohet (Origjinal)
  • Autorizimi për Përfaqësuesin e Autorizuar (Origjinal)
  • Kur kerkohet e drejta e perparesise, te dhena te cilat vertetojne daten dhe vendin ne te cilin apo per te cilin eshte paraqitur aplikacioni apo aplikacionet e meparshme (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa50Pagesa nëpërmjet pullës 1000400070002410

Sharko formularët