REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Ortakërisë së Përgjithshme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të ortakërisë dhe njëkohësisht që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore.

Përshkrimi: Formulari i aplikimit gjendet on-line në faqen zyrtare tue Agjencisë për Regjistrimin e Bizenseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti (ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo qendër shërbimi të ARBK-së. Formulari kontrollohet nga zyrtari pranues, lënda protokolohet, procesohet nga zyrtarët për procesim të dhënave, bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata e Biznesit me numër të biznesit dhe me numër fiskal.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Agjencia e Rregjistrimit të Biznesit

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i fletëparaqitjes
  • Emri i Biznesit
  • Adresa e biznesit
  • Telefoni, E-maili
  • Aktiviteti të cilin e ushtron subjekti
  • Të dhënat e pronarit, agjentit të regjistruar
  • Të dhënat e Aplikuesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1

Dokumentacioni i kërkuar

  • Plotësimi I formularit B (Origjinal)
  • Dokument identifikimi ( letërnjoftim ose pasaportë) (Kopje)
  • Pëlqimin e Agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 te Ligjit me Nr.02/123 (Origjinal)
  • Marrëveshjen në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr.02/L-123 (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesë

Sharko formularët