REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Markës Tregtare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia e Pronësisë Industriale

Qëllimi: Regjistrimi i markës tregtare dhe ndalimi i palëve të treta që të përdorin markën e regjistruar pa autorizim të pronarit, të drejtat tjera ekskluzive dhe përfitimet që dalin nga marka tregtare e regjistruar.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrimin e markës tregtare realizohet me paraqitjen e formularit të aplikimit për regjistrim në Zyren për Pronësi Industriale. Kryhet ekzaminimi i aplikacionit, në të cilin duhet të paraqitet qartazi reprezentimi. Pas ekzaminimit të markës tregtare, marka publikohet për tre muaj për të pritur nëse ka kundërshtime nga palët e treta, dhe pas kësaj periudhe marka regjistrohet apo refuzohet si e tillë nga Zyra për Pronësi Industriale.

Baza ligjore

  • LIGJI NR. 04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
  • Udhezimi Administrativ Nr. 12/2012 per Tarifat Administrative te Regjistimit te Objekteve te Pronesise Industriale
  • Udhezimi Administrativ nr. 13/2012 per Regjistrimin e Markave Tregtare

Vlefshmeria e lejes: 10 vite

Organi i ankimimit: Agjencioni i Pronësisë Industriale

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat në lidhje me aplikuesin
  • Të dhënat në lidhje me perfaqesusin e aplikantit - te dhenat bibiliografike
  • Kontrollimi i tarifës së aplikimit
  • Kontrollimi i tarifave të aplikacinit për patente, përfshire dhe numrin e kerkesave patentore
  • Ekzaminimi formal i aplikacioni me rastin e paraqitjes prane zyrtes pranuese
  • Ekzaminimi i aplikacionit për patente
  • Ekzaminimi dhe krahasimi i vizatimeve

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 360

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrimin e Markës Tregtare (Origjinal)
  • Dëshmi për pagesën e tarifës (Origjinal)
  • Listën e mallrave dhe shërbimeve për të cilat kërkohet mbrojtje (Origjinal)
  • Tarifa për regjistrimin e markës tregtare (Origjinal)
  • Autorizimi për Përfaqësuesin e Autorizuar (Kopje e vertetuar)
  • Një dukje të logos për të cilën kërkohet mbrojtja me markë tregtare (Origjinal)
  • Kur kërkohet e drejta e përparësisë, të dhëna të cilat vërtetojnë datën dhe vendin në të cilin apo për të cilin është paraqitur aplikacioni apo aplikacionet e mëparshme (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaTarifa për Depozitim të Kërkesës për markë individuale deri në tri klasa është 40 Euro; Tarifa për regjistrim të markës tregtare individuale deri në tri klasa pas ekzaminimit poashtu është 40 Euro; Tarifa për Çertifikatën e Regjistrimit është 10 Euro; Pastaj nëse Marka Tregtare ka më shumë se tri klasa, për çdo klasë duhet të paguhet tarifa shtesë prej 5 Eurove.Pagesa nëpërmjet pullës 1000400070002410

Sharko formularët