REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Biznesit Individual

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është që t'ju mundësoj subjekteve të ndryshme regjistrimin e biznesit në formë të Biznesit Individual dhe njëkohësisht që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore.

Përshkrimi: Formulari i aplikimit mund të gjendet on-line në faqen zyrtare të Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti(ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo qendër shërbimi të ARBK-së. Formulari kontrolohet nga zyrtari pranues, lënda protokolohet, procesohet nga zyrtarët për procesim të dhënave , bëhet aprovimi i lëndës nga zyrtarët aprovues dhe lëshohet Certifikata e Biznesit me numër të biznesit dhe me numër fiskal.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Agjencia e Rregjistrimit të Biznesit

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i fletëparaqitjes
  • Emri i Biznesit
  • Adresa e biznesit
  • Telefoni, E-maili
  • Aktiviteti të cilin e ushtron subjekti
  • Të dhënat e pronarit, agjentit të regjistruar
  • Të dhënat e Aplikuesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1

Dokumentacioni i kërkuar

  • Plotësimi i formularit B (Origjinal)
  • Dokument Identifikimi Letërnjoftimin ose Pasaportën (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesë

Sharko formularët