REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i patentës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia e Pronësisë Industriale

Qëllimi: Regjisrimi i patentave - shpikjeve. E drejta eksluzive e përdorimit dhe shitjes të cilën ua garanton regjistrimi i patentës pronarit të patentës.

Përshkrimi: Kërkesa për regjistrimin e patentës realizohet me paraqitjen e një aplikacioni për regjistrim në Zyren e Pronësise Intelektuale; kryhet ekzaminimi i aplikacionit, i cili përmban përshkrimin, kërkesat patentore dhe vizatimet e shpikjes së pretenduar. Kryhen procedurat administrative në lidhje me lëshimin e vendimit për regjistrimin e patentes, dhe leshimin e certifikates, apo refuzimin e aplikacionit për patentë nga Zyra.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 20 vite

Organi i ankimimit: Agjencioni i Pronësisë Industriale

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri ,mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Emri dhe mbiemri dhe adresa e përfaqesusit të aplikantit (nëse përfaqësuesi i autorizuar aplikon)
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa e aplikuesit apo përfaqesusit të aplikantit
  • Informata themelore lidhur me propozimin për patentim

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 540

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrimin e patentes (Origjinal)
  • Përshkrimi i patentes (Origjinal)
  • Vizatimet e patentës (Origjinal)
  • Tarifa për regjistrimin e patentes (Origjinal)
  • Autorizimi për Përfaqësuesin e Autorizuar (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa40Transfer bankar 1000400070002410

Sharko formularët