REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Emërimi i Trupave për Vlerësim të Konformitetit për Verifikimin e Mjeteve Matëse Ligjore

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencioni i Metrologjisë së Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure administrative është zbatimi i ligjit për metrologji, respektivisht miratimi i tipit të mjeteve matëse ligjore përmes secilës do sigurohet edhe cilësia e mjeteve matëse të cilat janë në qarkullim dhe njëkohësisht arrihet edhe mbrojtja e konsumatorit.

Përshkrimi: Pala paraqet kërkesën së bashku me dokumentacionin për autorizim laboratore në fushën e metrologjisë, pranë Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës. Shqyrtimi i kërkesave bëhet nga zyrtarët e fushave nga kjo agjenci. Pasi të jetë shqyrtuar e gjithë lënda dhe nëse janë plotësuar kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi atëherë Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë merr vendim për emërimin e trupit për vlerësim të konformitetit të mjeteve matëse ligjore.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Agjencia e Metrologjisë

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i parashturesit te kerkeses
  • Emri dhe vendi i prodhuesit te mjetit mates
  • Emertimi i mjetit mates si dhe shenja e prodhuesit te mjetit mates
  • Të dhenat per dedikimin e mjetit mates
  • Të dhënat mbi karakteristikat tekniko-metrologjike të mejtit
  • Dokumentacionin teknik per mjetin mates
  • Mostra e mjetit mates
  • Për mjetet matese te cilat funksionojne me procesor te integruar, gjegjesisht per mjetet matese te cilat dirigjohen permes PC-se, kerkohet edhe pajisja per testimin dhe identifikimin e te dhenave softverike dhe nderhyrjeve te pa autorizuara ne ndryshimin e parametrave te programit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; (Kopje)
  • Dëshminë mbi përgatitjen profesionale të metrologeve të autorizuar; (Origjinal)
  • Fotokopjen e noterizuar të lejes së njoftimit të metrologut të autorizuar apo dëshminë mbi rregullimin e vendqëndrimit në Kosovë, në rast se metrologu nuk është shtetas i Republikës së Kosovës; (Kopje e vertetuar)
  • Kontratat e punës për personelin, me validitet për së paku 3 vite; (Origjinal)
  • Procedurat dhe dokumentet e testimit/verifikimit të instrumenteve matëse nga fusha e autorizimit, të aprovuara nga Departamenti për Metrologji I Kosoves (Origjinal)
  • Udhëzuesit e përdorimit, ruajtjes dhe përcjelljes së gjendjes së pajisjeve për testim dhe verifikim nga prodhuesi; (Kopje)
  • Formularët e kërkesave, raporteve të testimit, certifikatave për verifikim, të provuara nga Departamenti për Metrologji iKosoveës; (Origjinal)
  • Regjistrin e pajisjeve për testim dhe verifikim, me të dhëna teknike dhe me certifikatat e kalibrimit për secilën pajisje/etalon ose certifikatat e verifikimit për pajisjet plotësuese, respektivisht certifikatat e testimit për materialet referente; (Origjinal)
  • Dëshminë nga metrologu i autorizuar që nuk është dënuar me burgim prej se paku 3 muaj, për vepër penale me dashje; (Origjinal)
  • Dëshminë se nuk është në procedurë të falimentimit. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa- Taksë për verifikimin e mjeteve matëse ligjore 550 Euro ; - Taksë për tahografe 206 Euro; - Taksë për qendrat e kontrollit teknik të automjeteve 755 Euro; Transfer bankar 1000400070002410

Formulari nuk është në dispozicion