REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Miratimi i tipit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencioni i Metrologjisë së Kosovës

Qëllimi: Kjo procedurë mbështetet në standarde ndërkombëtare. Qëllimi është që të mos plasohen në treg apo mos të përdoren mjetet matëse të cilat nuk janë ligjërisht të kontrolluara.

Përshkrimi: Pala paraqet kërkesën së bashku me dokumentacion dhe mostrat përkatëse për miratimin e tipit të mjetit matës ligjërisht të kontrolluar, pranë Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës. Shqyrtimi i kërkesave bëhet nga zyrtarët e fushave nga ky agjencion. Pasi të jetë shqyrtuar e gjithë lënda dhe nëse janë plotësuar kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi atëher kryeshefi i Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës merr vendim për dhënien e miratimit për tipin e mjetit matës ligjërisht të kontrolluar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 10 vite

Organi i ankimimit: Agjencia e Metrologjisë

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i parashtruesit të kërkesës;
  • Emri dhe vendi i prodhuesit të mjetit mates;
  • Emërtimi i mjetit matës si dhe shenja e prodhuesit të mjetit matës
  • Të dhënat për dedikimin e mjetit matës;
  • Të dhënat mbi karakteristikat teknikometrologjike të mjetit matës.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Dokumentacioni teknik për mjetin matës; (Kopje e vertetuar)
  • Mostra e mjetit matës (përveq mjeteve matëse të cilat sipas konstruktimit janë të vendosura në mënyrë statike (të pa lëvizshme) apo për shkak të dimenzioneve të tyre që nuk mund të transportohen. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesaorë pune (10 euro/orë)Transfer bankar 1000400070002410

Formulari nuk është në dispozicion