REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizimi i subjekteve për përgatitjen e mjeteve matëse ligjore për verifikim

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencioni i Metrologjisë së Kosovës

Qëllimi: Kjo procedurë administrative ka për qëllim kryesor arritjen e standardeve më të larta në fushën e metrologjisë sipas përvojave dhe standardeve ndërkombëtare nga ana e subjekteve, të cilat synojnë të ofrojnë shërbime në verifikimin e cilësive të mjeteve matëse.

Përshkrimi: Pala paraqet kërkesen së bashku me dokumentacionin për autorizim laboratore në fushen e metrologjisë, pranë Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës. Shqyrtimi i kërkesave bëhet nga zyrtarët e fushave nga ky agjencion. Pasi të jetë shqyrtuar e gjithë lënda dhe nëse janë plotësuar kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi atëherë kryeshefi i Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës merr vendim për dhënien e autorizimit për laboratore në fushën e metrologjisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Agjencioni i Metrologjisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i operatorit
  • Adresa e selisë
  • Telefoni, e-maili
  • Emri dhe mbiemri i përsonit përgjegjës
  • Vula e operatorit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit te biznesit (Kopje e vertetuar)
  • Kontratat e punës dhe certifikatat e trajnimit për të punësuarit; (Kopje e vertetuar)
  • Udhëzimet administrative nga fusha e testimit dhe verifikimit të ujëmatësit; (Kopje e vertetuar)
  • Udhëzimet e prodhuesit në lidhje me përdorimin e pajisjeve për testim; (Origjinal)
  • Udhëzimin për mirëmbajtjen dhe përcjelljen e rregullshmërisë së pajisjeve për testim; (Kopje e vertetuar)
  • Formularët e kërkesës për verifikim dhe raportet e testimit të mjetit matës ligjor, (Kopje)
  • Kopjet e vendimeve të miratimit të tipit të ujëmatësve të cilët verifikohen në servis (Origjinal)
  • Regjistri i pajisjeve për testim me të dhënat teknike dhe të dhënat mbi verifikimin dhe / ose kalibrimin, si dhe certifikatat e verifikimit dhe / ose certifikatat e kalibrimit, për secilën paisje testuese dhe / ose etalon. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesaorë pune (5 euro/orë)Transfer bankar1000400070002410

Formulari nuk është në dispozicion