REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje importi për produkte me origjinë shtazore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Veterinar Kufitar

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është lejimi i importit nga fabrikat të cilat janë me rrezikshmëri të vogël për sigurinë publike. Lejet ipen vetem për vende te treta dhe CEFTA.

Përshkrimi: Aplikuesi për leje të importit për produkte me origjinë shtazore duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës. Në rastin e kompanisë/korporatës me përfaqësi në Republikën e Kosovës, aplikuesi duhet të jetë i autorizuar nga kompania. Aplikacionet për leje importi mund të merren në zyrën qëndrore të Agjencionit ose online përmes web faqes: www.auv-ks.net , ose të kërkohen përmes postës elektronike. Pas aplikimit, leja lëshohet brenda dite nga sektori i Inspektoratit Veterinar, të cilën e nënshkruan Shefi i Inspeksionit Veterinar Kufitar. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim të lejes. Kjo leje kërkohet vetëm për vendet jasht BE-së.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3- 6 muaj

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri mbiemri i aplikuesit;
  • Importuesi;
  • Eksportuesi;
  • Fabrika numri i fabrikës;
  • Telefoni për kontakt;
  • Kushtet e ruajtjes/transportit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata veterinare shëndetsore mbi dërgesën nga autoriteti kompetent i shtetit eksportues; (Origjinal)
  • Certifikata origjinës; (Origjinal)
  • Fatura e mallit; (Origjinal)
Pa pagesë