REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leja për vendosjen e produkteve biocide në treg

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është dhënia e lejes për vendosjen në treg për mes procedurës së shkurtër - Regjistrimin e produkteve biocide është se produktet biocide, substanca aktive e të cilave janë të vendosura në listën I, janë substanca që mund të jenë të rrezikshme ose përzierje me rrezikshmëri të ulët, të cilat duhet të kontrollohen dhe monitorohen nga Ministria, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Përmes lejes ministria mbledh shënimet dhe monitoron më mirë qarkullimin e produkteve biocide në territorin e Republikës së Kosovës.

Përshkrimi: Për menaxhimin e produkteve biocide dhe vendosjen në tregun e Republikes së Kosovës, personat juridik duhet të aplikojnë për leje për importin e tyre. Vendosja e produkteve biocide në treg është e lejuar nëse substancat aktive të tyre janë të regjistruara në Listën I, IA dhe IB. Leja për vendosjen në treg për produktet biocide dhe substancat aktive të tyre bëhet me procedurë të gjatë -Autorizimi, sipas nenit 25 dhe me procedurë të shkurtër - Regjistrimi, neni 26 i këtij ligji. Ministria tani lëshon leje për import ose prodhim të produkteve biocide dhe vendosjen e tyre në treg përmes procedurës së shkurtër- Regjistrimi i produkteve biocide dhe notifikimi i tyre. Procedura për vazhdim është e njejtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Leja vlen 1 vit për furnizimin e sasisë së lejuar

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i produktit biocid, data e notifikimit
  • Shënimet për aplikuesin dhe cilësimi i tij dhe personi kontaktues-( adresa, titulli, prodhues, importues, distributor përpunues.)
  • Shfrytëzimi i paramenduar i produktit biocid
  • Lloji i produktit
  • A është lejuar ne tregun e BE - ose jo në tregun e BE - shënimet për produktin nr. CE,
  • Kategoritë e shfrytëzimit - industri , konsum të përgjithshëm, profesionale
  • Kategoritë e shfrytëzimit - industri, konsum të përgjithshem, profesionale
  • Shënim për emri tregtar, emrin sipas IUPAC, nr. EC , nr CAS Përqendrimi i produktit biocid
  • Kodi doganor i produktit biocid,
  • Certifikata e biznesit,
  • Kontrata në mes shitësit dhe blerësit (importuesit), Emri dhe adresa e eksportuesit,
  • Afati për të cilin kryhet importi
  • Deklarimi mbi qëllimin e importit të produktit biocid
  • Lista teknike e sigurisë
  • Dëshminë e personit profesional dhe përgjegjës dhe stafit që manipulon me produktet biocide.
  • Lista e mallit dhe sasia produkti

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Lista e produkteve biocide për furnizim (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Dëshmi për kualifikimin e të punësuarve duke përfshirë edhe drejtuesin teknik - certifikata, diploma (Origjinal)
  • Kontrata ndërmjet eksportuesit dhe importuesit (Origjinal)
  • Lista teknike e sigurisë (Origjinal)
  • Shtojca VII (Origjinal)
  • Dëshmi për kualifikimin e personit profesional përgjegjës dhe stafit punues, (Origjinal)
Pa pagesë