REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për interes të publikut

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është lëshimi i licencës vetëm për ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet në pronesi shoqerore që kanë interes të madhe për vendin. Kjo licencë ju lëshohet psh. Trepçës, Korporatës Energjetike të Kosovës me qëllim hulumtimi dhe shfrytëzimi.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë bëhet në Departamentin Ligjor Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, shqyrtimi i kërkesës për dhënjen e licencës bëhet nga Bordi dhe brenda 60 ditëve Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale bënë lëshimin e vendimin me një shpjegim me shkrim për dhënjen e licencës. Kjo procedurë i lëshohet ndërmarrjeve publike, ndërmarrjeve në pronësi shoqërore.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: deri dy vite

Organi i ankimimit: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i kërkesës të KPMMM-së
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Koha e paraqitjes së kërkesës (ora)
  • Pranuar nga Nënshkrimin
  • Emri i biznesit
  • Adresa e regjistruar zyrtarisht
  • Vendi i aplikacionit
  • Zona kadastrale - Komuna
  • Nr. Regjistrimit të biznesit
  • Numri i telefonit
  • Numri i telefonit mobil
  • Adresa elektronike

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i kërkesës (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që aplikuesi nuk është i dënuar për veprat penale me heqje lirije me shumë se 6 muaj (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit biznesit (Origjinal)
  • CV (Origjinal)
  • Harta (Origjinal, Per shikim)
  • Pëlqim mjedisor (Origjinal, Per shikim)
  • Programi për shfrytëzim (Origjinal)
  • Plani i mbylljes së minierës dhe programi i rehablitimit (Origjinal)
  • Licencën për hulumtim (Origjinal)
  • Marreveshje mbi të drejtën siperfaqesore (Origjinal)
  • Vendim nga Qeveria me të cilin konfirmohet se lëshimi i kësaj leje ose licence është në interes të publikut (Origjinal)
  • Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa2000 Transfer bankar

Formulari nuk është në dispozicion