REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Pensione Plotesuese Individuale - Licencë për fondet pensionale plotësuese individuale

Banka Qëndrore e Kosovës, Departamenti për Licencim dhe Standardizim

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për licencimin apo themelimin e një Fondi Pensional Plotësues Individual. Përmes kësaj procedure përcaktohen kushtet, kërkesat, procedurat dhe afatet qe duhet ndjekur për aplikimin dhe dhënien e licensës për Ofrues të Pensioneve Plotësuese Individuale.

Përshkrimi: Të interesuarit për licencim si fond pensional plotësues individual (ofrues të pensioneve) duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i nënshkruhet nga themeluesi dhe dorëzohet në BQK, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, Rregulloren për licencimin e ofruesve të pensioneve plotësuese individuale dhe me aktet e brendshme të BQK-së. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar. Pas kompletimit të aplikimit nga personi i interesuar, brenda 90 ditëve, bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës vendosë për miratimin paraprak ose refuzimin e kërkesës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Periudhë e pacaktuar kohore

Organi i ankimimit: Banka Qëndrore e Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Informata për Aplikantin;
  • Informata rreth aktivitetit ekonomik të Aplikantit;
  • Emri dhe detajet kontaktuese të firmës audituese për Ofruesin e Pensioneve;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aktin themelues që themelon subjektin juridik i cili ofron pensionin; (Origjinal)
  • Rregullat e pensionit që specifikojnë detajet e pagesës së kontributeve ose të benificioneve dhe rregullat për përfundimin apo anulimin e parakohshëm, nëse ka; (Origjinal)
  • Marrëveshjen e propozuar me mbajtësin ose drejtorin e mjeteve, nëse ka; (Kopje)
  • Listën e nënshkruesve të aktit themelues së bashku me informacionin që tregon nëse ata janë persona të ndërlidhur dhe llojin e ndërlidhjeve të tyre; (Origjinal)
  • Formularët e pensionit që i përdorin pjesëmarrësit dhe përfituesitë; (Origjinal)
  • Deklaratat nga anëtarët e organit qeverisës të siguruesit të pensioneve se ata pranojnë të veprojnë si fiduciarë dhe i plotësojnë kërkesat e paraqitura në këtë ligj; (Origjinal)
  • Formulari i BQK-së; (Origjinal)
  • Kopja e licencës dhe regjistrimit si institucion financiar; (Kopje e vertetuar)
  • Biografitë e plota të themeluesve, si dhe pasqyrat financiare nëse janë të aplikueshme; (Origjinal)
  • Listën e anëtareve të propozuar për bordin e drejtorëve dhe menaxherëve, biografitë e plota të tyre, duke përfshirë dëshmitë që vërtetojnë përgatitjen dhe përvojën relevante; (Origjinal)
  • Struktura organizative (organogramin); (Origjinal)
  • Statutin; (Origjinal)
  • Kopjen e regjistrimit të biznesit si ofrues i pensioneve; (Kopje)
  • Plani i biznesit; (Origjinal)
  • Plani pensional; (Origjinal)
  • Opinionin e një eksperti të pavarur/aktuarit që konfirmojnë ekzistencën e vlerësimit dhe vërtetojnë se kontributet e kërkuara janë adekuate për të paguar pensionet, në rast të Fondit të Pensioneve me Benefit të Definuar; (Origjinal)
  • Përshkrimi i kategorive të pensioneve që do të ofrojë në treg, dhe kopja e kontratës (ve) individuale të pensionit ose dokument (të) ekuivalente që evidentojnë pjesëmarrjen e individit; (Origjinal)
  • Pasqyrë mbi sistemin e menaxhimit te rrezikut e siguruar nga ofruesit e pensioneve për funksionimin e biznesit të pensionev (Origjinal)
  • Raport të ofruesit të pensioneve për politiken e investimeve; (Origjinal)
  • Lista e pjesëmarrësve që tregojnë kategoritë e tyre profesionale, ose deklaratat e të gjithë nënpunesave të Sponsorit që do të marrin pjesë; (Origjinal)
  • Dokumenti që vërteton se ofruesi i pensioneve i propozuar disponon mjedisin dhe infrastrukturën e përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë si Fond Pensional, përfshirë edhe instalimin e sistemit të informatizuar të raportimit të të dhënave në BQK; (Origjinal)
  • Dëshmi të pagesës së tarifës së licencës në bazë të numrit të pjesëmarrjeve; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaVarësisht nga numri i pjesëmarrësve në fond: 0 - 200 pjesëmarrës 1,500.00 EUR 201 - 500 pjesëmarrës 2,500.00 EUR 501 - 1000 pjesëmarrë 5,000.00 EUR mbi 1000 pjesëmarrës 10,000.00 EUR Transfer bankar 1000700010000130