REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për aktivitete të veçanta

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është të u lëshohet personave juridik që kanë të bëjnë me seperacion: bazë asfallti ose betoni.

Përshkrimi: Kërkesa bëhet në Departamentin Ligjor Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e licencës bëhet nga Bordi dhe brenda 60 ditëve Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale bënë lëshimin e vendimit me një shpjegim me shkrim për dhënien e licencës. Leje për aktivitete te vecanta janë: shpimet, hapja e kanaleve, marrja e mostrave, duke përfshirë edhe mostrat e papërpunuara, vrojtimet gjeofizike, ku përfshihen matjet me anë të aeroplanëve ose metodave elektrike me tension të lartë, funksionimi i makinerisë ose pajimeve dhe çdo veprimtari e ndërlidhur e kryer për qëllime të kërkimit të cilat e ndryshojnë apo e çrregullojnë fizikisht sipërfaqen e tokës, edhe për përdorimin e lëndëve plasëse për nevojat e sektorit minerar, leje për punë në xehetari, leje për përpunimin e lëndëve të para minerale.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i kërkesës të KPMMM-së
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Koha e paraqitjes së kërkesës (ora)
  • Pranuar nga nënshkrimi
  • Emri i biznesit
  • Adresa e regjistruar zyrtarisht
  • Vendi i aplikacionit
  • Zona kadastrale - Komuna
  • Nr. Regjistrimit të biznesit
  • Numri i telefonit
  • Numri i telefonit mobil
  • Adresa elektronike

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i kërkesës (Origjinal)
  • CV-ja (Origjinal)
  • Harta (Origjinal)
  • Programi për rehabilitim (Origjinal)
  • Pëlqim mjedisor (Origjinal)
  • Marrëveshje mbi të drejtat sipërfaqësore (Origjinal)
  • Program për aktivitete të veçanta (Origjinal)
  • Kërkesa për aplikim (Origjinal)
  • Licence e aplikueshme (Origjinal)
  • Garancion për përmbushjen e detyrimeve (Origjinal)
  • Vërtetimi tatimor nga Administrata Tatimore e Kosovës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 euro për seperacion, 100 euro për bazë asfalti dhe 100 euro për bazë betoniTransfer bankar

Sharko formularët