REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për shfrytëzim për të gjitha mineralet e tjera përveç atyre energjetike

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ndërmarja e aktiviteteve të shfrytëzimit ose eksplorimit të burimeve minerale në Kosovë.

Përshkrimi: Kërkesa bëhet në Departamentin Ligjor Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, shqyrtimi i kërkesës për dhënien e licencës bëhet nga Bordi dhe brenda 60 ditëve Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale bën lëshimin e vendimit me një shpjegim me shkrim për dhënien e licencës. Mineralet Metalore janë ato të cilat përmbajnë metalet si: alumin, atimon, arsenik, berilium, bismut, boron, kadmium, çesiumi, kromiti, çinabari, kobalti, bakri, galena, galiumi, germaniumi, ari, hafniumi, ilmeniti, indiumi, hekuri, oksidet e hekurit, plumbi, litiumi, magnezi, mangani, merkuri, molibdeni, nikeli, niobi, metalet e grupit të platinit (MGP: ruthenium, rodium, palladium, osmium, iridium, planinium), piritet, radiumi, mineralet e tokave të rralla (latanidet dhe aktinidet), renium, rubidium, skandium, selenium, argjendi, stroncium, tantalum, tellurium, thallium, torium, kallaji, titaniumi, tungsteni dhe xehet e tij, vanadiumi, vulfeniti, itriumi, zinku dhe zirkoni.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 25 (njëzetë e pesë) vite

Organi i ankimimit: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i kërkesës të KPMMM-së
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Koha e paraqitjes së kërkesës (ora)
  • Pranuar nga nënshkrimi
  • Emri i biznesit
  • Përfaqësuar nga
  • Adresa e regjistruar zyrtarisht
  • Vendi i aplikacionit
  • Zona kadastrale - Komuna
  • Nr. Regjistrimit të biznesit
  • Numri i telefonit
  • Numri i telefonit mobil
  • Adresa elektronike
  • Deklarata e parashkruesit të kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i kërkesës (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që aplikuesi nuk është i denuar për veprat penale me heqje lirije me shumë se 6 (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit biznesit (Kopje)
  • CV (Origjinal)
  • Harta (Origjinal)
  • Pëlqim mjedisor (Origjinal)
  • Programi për shfrytëzim (Origjinal)
  • Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaLicenca - 2000 euro Aplikimi - 2000 euro Transfer bankar1000430070055950

Sharko formularët