REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencimi i institucioneve parauniversitare

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Depratamenti i Politikave të Arsimit Parauniversitar

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që me anë të kësaj procedure, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të mbikëqyrë zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të institucioneve të arsimit privat për të gjitha nivelet.

Përshkrimi: Institucionit aplikon për licencë në Zyrën për Arsim dhe Aftësim Privat më pas formohet komisioni nga Sekretari i Përgjithshëm për shqyrtimin e të gjitha licencave, Komison i veçantë i cili përbëhet prej 5 zyrtarëve të Ministrisë të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Sekretari i Përgjithshëm në afat prej 3 muaj merr vendim për dhënien e licencës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Një cikël arsimor sipas niveleve

Organi i ankimimit: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Formulari nuk është i përcaktuar, aplikuesi aplikon në formë të lirë.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të bizensit (Origjinal)
  • Akti i themelimit (Origjinal)
  • Struktura organizative (organogrami) (Origjinal)
  • Dëshmi për pronësinë ose marrjen me qira të objektit (Kopje)
  • Dëshmi për lejen e ndërtimit ose për procesin e legalizimit për objektin (Kopje)
  • Projektdizajnin-fazën e arkitekturës së objektit si dëshmi e objektit të projektuar ose riorganizuar për funksionin përkatës (Kopje)
  • Statuti (Kopje)
  • Plani i biznesit (Origjinal)
  • Dokumenti se bartësi pronari nuk është i ndjekur penalisht (Origjinal)
  • Dokumentin e Plotësimit të kushteve për mbrojtje nga zjarri (Origjinal)
  • Lista e kuadrit edukativo-arsimor (Origjinal)
  • Plani zhvillimor i institucionit arsimor (Origjinal)
  • Kopja e kontratës ndërmjet IPAAPP, kandidatit, nxënësit, prindit, (kujdestarit të fëmijëve) për regjistrim (Kopje)
  • Marrëveshjen me ndonjë institucion edukativo-arsimor të fushës së përafërt që shërben si garancion për vazhdimin e vijueshmërisë së procesit edukativo-arsimor të nxënësve në rast të ndërprerjes së veprimtarisë së institucionit (Origjinal)
  • Dokumentet e kualifikimit të stafit, duhet të jenë të vërtetuara (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 euroTransfer bankar 1000 4000 7000 26 05

Formulari nuk është në dispozicion