REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje ujore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është administrimi, menaxhimi i integruar dhe i qëndrueshëm i ujërave për të siguruar sasi të mjaftueshme dhe cilësi të mirë për të gjithë shfrytëzuesit sipas acquis së BE-së për ujëra.

Përshkrimi: Aplikanti paraqet kërkesën në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, me dokumentacionin e nevojshëm. Komisioni vendos nëse janë plotësuar kushtet për lëshimin e pëlqimit ujor.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 deri 15 vite. (Në rastin e lejes ujore për nevoja energjetike mund të jetë deri në 40 vite.)

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin e organizatës së aplikantit
  • Emri dhe pozita e personit kontaktues që përfaqëson organizatën
  • Burimi i ujit sipërfaqësor
  • Lloji i burimit
  • Trupi më i afërt i ujërave sipërfaqësore
  • Detaje kontaktuese të pronarit të tokës ku burimi është i vendosur
  • Lloji i shfrytëzimit të ujit
  • Hapësira e furnizimit publik me ujë
  • Numri i popullatës në hapësirën e shërbimit.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 deri 90 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën e biznesit (Origjinal)
  • Certifikatën mbi pronësinë (Origjinal)
  • Projekti ideor (Origjinal)
  • Kushti ujor (varësisht nga kërkesa) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaKur vlera investuese është nën 200.000 Euro taksa është 300€; Kur vlera investuese është 200.000 - 1 milion Euro taksa është 500€; Kur vlera investuese është 1 milion Euro - 3 milion Euro taksa është 1.000€; kur vlera investuese është mbi 3 milion Euro taksa është 2.000€ Transfer bankar 1000400070002120

Sharko formularët