REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Njohja e diplomës të doktoratës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti i Arsimit të Lartë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është njohja dhe barasvlerësimi i diplomave dhe gradave të arsimit të lartë, të fituara në institucionet e akredituara e të pranuara të arsimit të lartë jashtë Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim punësimin pas njohjes në Republikën e Kosovës.

Përshkrimi: Personi i interesuar aplikon në Qendrën Kombëtare për njohje dhe informim akademik për njohjen e diplomes të fituar jashtë vendit në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Këshilli shtetëror i njohjes dhe anëtarët profesionale të Këshillit bënë shqyrtimin e kërkesë të aplikuesit për maksimum 4 muaj. Këshilli shtetëror i njohjes lëshon vendim për njohjen e diplomës. Njohja do të thotë pranim zyrtar nga ana e Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e një diplome të fituar jashtë vendit e cila e konfirmon saktësinë dhe vërtetësinë e saj dhe shërben për punësim në Republikën e Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Ende s'është përcaktuar pagesa e anëtarëve të Këshillit.

Organi i ankimimit: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri mbiemri
  • Universiteti / Institucioni
  • Titulli / Grada
  • Drejtimi
  • Vendi (shteti, qyteti)
  • Data e aplikimit
  • Nënshkrimi
  • Të dhënat personale
  • Të dhënat për gradën e fituar
  • Të dhënat mbi edukimin paraprak
  • Lista e kontrollit
  • Nënshkrimi
  • Data

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 4 muaj

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim/Formularin i plotësuar (Origjinal)
  • Një kopje e dokumentit të identifikimit; për shtetasit jo kosovar, një dokument ligjor që arsyeton qëndrimin e tij në Republikën e Kosovës (leje qëndrimi i përkohshëm) (Kopje)
  • Diplomën origjinale (Per shikim)
  • Një kopje të Diplomës/certifikatës origjinale të vërtetuar te noteri, formati A4 (Kopje)
  • Një kopje të transkriptit/certifikates origjinale të notave të vërtetuara te noteri (Kopje)
  • Një përkthim të autorizuar të Diplomës/certifikatës dhe transkriptit /certifikatës së notave (nëse nuk janë në ndonjerën nga gjuhët zyrtare në Republiken e Kosovës) (Kopje)
  • Shtojcën e Diplomës (nëse aplikohet në institucionin përkatës) (Kopje)
  • Një kopje e punimit të diplomës, (të përkthehet një abstrakt i punimit - maksimum tri faqe, nëse nuk është në njërën nga gjuhët zyrtare) (Kopje)
  • Programin e studimeve (Kopje)
  • Një kopje të diplomës/ diplomave të studimeve paraprake (Kopje e noterizuar e diplomes bachelor dhe master, nëse janë fituar jashtë Kosovës, i bashkangjiten vendimet për njohje) (Kopje)
  • Fletëpagesën (taksa administrative, 70 €, e cila merret në NARIC-Kosova) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa50 euroPagesa në cash1000400070002605

Formulari nuk është në dispozicion