REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe i programeve të tyre të studimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia e Kosovës për Akreditim

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është transparenca e vlerësimit të cilësisë së programit mësimor dhe procesit mësimdhënës.

Përshkrimi: Aplikuesi aplikon në Agjensinë e Kosovës për Akreditim së paku një vit para fillimit të akreditimit. Aplikuesi aplikon për akreditim të institucionit dhe programit të studimit. Pas aplikimit ekspertët fillojnë fazën e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtem të institucionit që nënkupton vlerësimin e misionit, strategjisë, organizimin dhe menaxhimin e cilësisë në institucione, fushëveprimin, diversitetin dhe ofrimi i programeve të studimit, kërkimi, stafi akademik, stafi administrativ dhe teknik, organizimi i brendshëm, dhe qasja e institucioneve ndaj sigurimit të cilësisë, studentet, infrastruktura, bashkëpunimi. Faza e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të programeve të studimit që nënkupton qëllimin e programit, kurikula, mësimdhënia, mësimnxënia dhe metoda e vlerësimit, stafi për mësimdhënie, studentët, pajisjet dhe infrastruktura, fusha e profesionale e aktivitetit dhe financat, pas fazës së vlerësimit ekspertët hartojnë raportin final. Kryetari i Këshillit Shtetëror i cilësisë e lëshon vendimin e akredimit në afat prej 356 ditëve. Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, shkollat e larta profesionale dhe teknike duhet të jenë pjesë e akreditimit. Të gjitha institucionet të cilat lëshojnë diplome akademike apo profesionale dhe ofrojnë programe studimi duhet të akreditohen me qëllim të licencimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 deri 5 vite

Organi i ankimimit: Këshilli Shtetëror i Cilësisë

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Informacion mbi institucionin aplikues
  • Emri i institucionit aplikues
  • Adresa
  • Data e fillimit të akreditimit
  • Data e mbarimit të Akreditimit
  • Personi i kontaktit (nr. tel., nr. mob., e-mail) "
  • Programi Akademik
  • Data e aplikimit
  • Informacion rreth programit akademik
  • Përshkrimi (emri) i programit studimor
  • Niveli i kualifikimit sipas NQF (me shkurtimet BA, MA, PhD, program doktorature, kurs universitar, certifikatë ose diplomë profesionale
  • Grada akademike ose titulli i diplomës i shkruar i plotë dhe i shkurtuar
  • Fusha e studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC)
  • Profili akademik i programit (specializimi)
  • Grupi i fokusit
  • Minimumi i periudhës së studimit
  • Forma e studimeve (kohë e plotë, e pjesshme, dhe në distancë) etj
  • Numri ECTS i krediteve (total dhe për vit); Modulet / Subjektet (titulli); Numri i vendeve; Personi përgjegjës për programin e studimit, Pagesa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 365

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për vlerësim (Origjinal)
  • Deklarimi i stafit akademik (Origjinal)
  • Raporti i vetëvlerësimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesa prej 3000 euro për akreditimin; 2000 euro për riakreditim Pagesa prej 1000 euro për akreditimin e një programi të ri; 500 euro për riakreditimin e një programi të ri. Transfer bankar1000400070002600

Formulari nuk është në dispozicion