REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Kompani të Sigurimeve - Licencë për Sigurues

Banka Qëndrore e Kosovës, Departamenti për Licencim dhe Standardizim

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarëve për licencimin si sigurues. Përmes kësaj procedure rregullohet procesi i vlerësimit të aplikacioneve i cili mundëson që vetëm ato subjekte juridike që plotësojnë kriteret e përcaktuara në legjislacionin në fuqi të lejohen të funten në këtë treg.

Përshkrimi: Që të aplikoni për licencë të kompanisë së sigurimeve së pari ju duhet të kontaktoni Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në Bankën Qëndrore të Kosovës për të caktuar një takim parashtrues para aplikimit. Të interesuarit për licencim si sigurues - kompani e sigurimeve duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 05/L-045 për Sigurimet, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i nënshkruhet nga themeluesi dhe dorëzohet në BQK, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjin Nr. 05/L-045 për Sigurimet, Rregulloren për Licencimin e Siguruesve dhe degëve të siguruesve të jashtëm dhe me aktet e brendshme të BQK-së. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Licenca jepet për një periudhë të pacaktuar kohore.

Organi i ankimimit: Banka Qëndrore e Kosovës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat për siguruesin amë;
  • Të dhënat për kompaninë aplikuese;
  • Të dhënat për përfaqësuesit e Kompanisë Aplikuese/ Siguruesit Potencial;
  • Pronësia e kompanisë aplikuese;
  • Organizimi dhe kontrolli i siguruesit;
  • Objektivat e biznesit;
  • Rreziqet;
  • Mjaftueshmëria e kapitalit;
  • Potenciali i vlerës së shtuar për industrinë e sigurimeve të Kosovës;
  • Emrin, nacionalitetin, vendbanimin, kualifikimet dhe përvojën e drejtorëve dhe menaxherëve të lartë të siguruesit të propozuar, duke përfshirë historikun afarist dhe profesional për dhjetë (10) vitet e fundit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit; (Origjinal)
  • Dokumentin që vërteton posedimin e kapitalit të autorizuar dhe të zotuar të siguruesit të propozuar ose degës së siguruesit të jashtëm si dhe fondit shtesë për shpenzimet fillestare sipas përcaktimeve të nenit 19 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Sigurimet dhe Rregullores për Licencimin e Siguruesve dhe Degëve të Siguruesve të Jashtëm, duke përfshirë të dhënat mbi burimin e kapitalit dhe fondit shtesë; (Origjinal)
  • Listën e aksionarëve, llojin e aksioneve, të dhënat për vlerën nominale të aksioneve, përqindjen e pjesëmarrjes në kapitalin aksionar dhe personat apo palët e mundshme të ndërlidhura; (Origjinal)
  • Raportet individuale për drejtorët dhe menaxherët e lartë të propozuar të sigurimeve; (Origjinal)
  • Planin e biznesit që përfshin, ndër të tjera, strukturën organizative të siguruesit të propozuar ose siguruesit të jashtëm; (Origjinal)
  • Llojin e parashikuar të veprimtarive siguruese dhe pasqyrat e parashikuara financiare për tri (3) vite; (Origjinal)
  • Të dhënat personale, historikun afarist dhe profesional për dhjetë vitet e fundit dhe pasqyrat financiare të audituara për tri (3) vitet e fundit (nëse ekzistojnë) të çdo aksionari kryesor që mbajnë dhjetë përqind (10%) a më shumë të aksioneve të siguruesit të propozuar; (Origjinal)
  • Për çdo drejtor ose menaxher të lartë apo aksionar kryesor të siguruesit të propozuar ose të degës së siguruesit të jashtëm, dëshminë zyrtare nga Gjykata që shpalos çdo dënim për vepra penale, dosjet personale të falimentimit, diskualifikimi nga ushtrimi i profesionit apo përfshirjen e kaluar ose të tashme në funksion menaxhues të ndonjë korporate ose organi tjetër sipërmarrës (si pasqyra të ATK-së dhe Trustit Penisonal), që i është nënshtruar procedurave të paaftësisë paguese, nëse ka; (Origjinal)
  • Draft-kontratat, duke përfshirë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës së sigurimit në përputhje me klasën e sigurimit për të cilën ka kërkuar të licencohet; (Origjinal)
  • Plan-programin për zbatimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; (Origjinal)
  • Në çdo rast kur paraqitësi i kërkesës është një sigurues i jashtëm, që propozon themelimin e një kompanie varëse të sigurimeve ose të një dege në Kosovë, duhet të sigurohet një deklaratë nga autoriteti mbikëqyrës i vendit amë se nuk ka kundërshtim rreth fillimit të veprimtarive të propozuara në Kosovë dhe se ushtron mbikëqyrje të konsoliduar të veprimtarisë ndaj siguruesit të jashtëm përfshirë kompaninë varëse të sigurimeve apo degën e siguruesit të jashtëm, që kërkon të licencohet në Kosovë; (Origjinal)
  • Dëshminë e pagesës së tarifës për licencim; (Origjinal)
  • Dokumentet e kërkuara në formularin për aplikim dhe informacione tjera shtesë të cilat mund të konsiderohen si të duhura nga BQK-ja. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10.000 euroTransfer bankar 1000700010000130