REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i Përfaqësuesve të Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia e Pronësisë Industriale

Qëllimi: Përfaqësimi i të drejtave të personave që nuk kanë vendbanim ose seli në Republikën e Kosovës pranë Agjencisë për Pronësi Industriale.

Përshkrimi: Procedura e regjistrimit fillon me paraqitjen e aplikacionit. Vlerësimi i kërkesave për regjistrim bëhet nga një komisioni i cili formohet nga Ministri/ja e MTI-së me vendim. Komisioni shqyrton dhe nxjerr vendim përkatës lidhur me kërkesën për regjistrim. Nëse kërkesa për regjistrim i plotëson kushtet e parapara për regjistrim, Agjencia për Pronësi Industriale në bazë të vendimit të Komisionit lëshon vendim dhe certifikatë për regjistrimin e aplikuesit në regjistër.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Komisioni për Ankesa Kundër Vendimeve të Komisionit për Përfaqësues të Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri (Person fizik)
  • Adresa e saktë
  • Numri personal (Person fizik)
  • Numri i telefonit
  • E-mail adresa
  • Certifikata e biznesit (nëse aplikuesi është shoqëri tregtare)
  • Përcaktim se a dëshiron të licencohet në emër të personit fizik apo juridik
  • Dëshmi për vendbanim dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës
  • Përgatitja universitare (Diploma)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Vërtetimi se personi është shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Kosovë (NUK KA)
  • Diploma (NUK KA)
  • Vërtetimi për dhënie të provimit kualifikues për përfaqësues të autorizuar (nuk aplikohet deri në fillimin e organizimit të provimeve kualifikuese) (NUK KA)
  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (nëse aplikon si biznes) (NUK KA)
  • Vërtetimi i anëtarësisë në Odën e Avokatëve (kur aplikuesi është avokat) (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
TaksaTaksa për aplikim - 30 Euro Taksa për regjistrim - 300 Euro Taksa për ripërtëritje – 300 EuroTransfer bankar1000400070002410

Formulari nuk është në dispozicion