REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Vendim për Lejimin e Shitjes së Punimeve nga Metalet e Çmuara

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Qëllimi: Mbrojtja e konsumatorëve nga mundësia e mashtrimit për cilësinë e punimeve nga metalet e çmuara dhe mbrojtja nga ikja prej detyrimeve doganore dhe taksave.

Përshkrimi: Kërkesa me shkrim i drejtohet Agjencisë së Metrologjisë e Kosovës nga ana e subjektit ekonomik i cili e bën shitjen ose përpunimin e punimeve nga metalet e çmuara. Bëhet analizimi i dokumentacionit për aplikim dhe pas plotësimit të dokumentacionit dhe kushteve subjektit i përgatitet dhe i lëshohet vendimi për lejimin e shitjes së punimeve nga metalet e çmuara.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Komisioni Profesional për Ankesa

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i aplikuesit
  • Emri i subjektit
  • Adresa e aplikuesit (rruga,vendi)
  • Numri i telefonit dhe e-mail adresa
  • Numri i Biznesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit (NUK KA)
  • Lejen e punës nga Kuvendi Komunal ose kontratën e qirasë (NUK KA)
  • Certifikatën e verifikimit të peshores (NUK KA)
  • Thjerrëzën (llupën) (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
TarifaTarifat në lidhje me këtë lejim, janë të përcaktuara në bazë të: Udhëzimit Administrativ (MTI) nr.05/2013, për lartësinë dhe mënyrën e pagesës për ekzaminimin dhe shënjimin e punimeve nga metalet e çmuara.Transfer bankar1000400070002410

Formulari nuk është në dispozicion