REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikata për trajner në fushën e patentë shoferit

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Automjeteve

Qëllimi: Qëllimi i Certifikatës për trajner në fushën e patentë shoferit është aftësimi i kandidatëve për shofer, trajnimin për instruktor shofer, testimin e kandidatëve për shofer, trajnimin ose testimin për pyetës të drejtimit, trajnimin dhe testimin për eko drejtim, trajnimin dhe testimin për drejtim të sigurt.

Përshkrimi: Kandidati për trajner në fushën e patentë shoferit aplikon në bazë të kushteve të përcaktuara në Ligjin Nr. 05/L - 064 për Patentë Shoferi dhe Udhëzimit Administrativ që rregullojnë këtë fushë. Kandidatët mbajnë provimin kualifikues profesional, personat te cilët e kalojnë provimin kualifikues kanë të drejtë të ndjekin trajnimin bazë për trajner ku edhe ju lëshohet certifikata për pjesëmarrje në trajnimin bazë për trajner në fushën e patentë shoferit. Pastaj, organizohet provimi profesional për trajner në të cilën mund t`i nënshtrohen kandidatët të cilët kanë ndjekur trajnimin bazë. Provimi profesional për trajner përfshin pjesën teorike dhe praktike. Provimi profesional për trajner nga pjesa teorike përfshinë: pjesën me shkrim-test dhe pjesën me gojë - prezantimin e temës mësimore. Provimin për trajner në fushën e patentë shoferit e mban komisioni i emëruar nga Ministri. Pas përfundimit me sukses të provimit kualifikues dhe profesional kandidati pajiset me Certifikatë të trajnerit në fushën e patentë shoferit. Trajneri i certifikuar brenda 4 viteve duhet t`i ndjek se paku 2 trajnime ku edhe merr Certifikatën për pjesëmarrje në trajnimin për trajner të certifikuar në fushën e patentë shoferit Për trajner mund të aplikojë personi nëse i plotëson kushtet në vijim: 1.1. ka së paku të përfunduara studimet - nivelin Bachelor; 1.2. ka patentë shoferin së paku pesë (5) vite për kategorinë B; 1.3. ka pesë (5) vite përvojë pune në fushën e patentë shoferit; 1.4. të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: I pa kufizuar

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri,emri i prindit,mbiemri;
  • Data dhe vendi lindjes;
  • Nr.personal;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 360 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Patentë shoferi; (Kopje)
  • Diploma (institucioni i shkollimit, titulli i fituar); (Kopje e vertetuar)
  • Trajnimet (lloji i trajnimeve, vendi, data); (Kopje)
  • Përvoja e punës (subjekti/institucioni, kohëzgjatja); (Kopje)
  • Certifikata e trajnerit (titulli vendi lëshimit, data e lëshimit); (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi që nuk është i dënuar për vepër penale (data e lëshimit, vendi i lëshimit); (Origjinal)
  • Dëshmi që nuk është i dënuar për vepër penale (data e lëshimit, vendi i lëshimit); (Origjinal)
  • Dëshmi që nuk është i dënuar për vepër penale (data e lëshimit, vendi i lëshimit); (Origjinal)
  • Dëshmi nga organi kompetent për pikë negative. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaCertifika e trajnimit bazë - 1150 euro; Paraqitja e provimeve 180 euro; Lëshimi i certifikates 200 euro; Pjesëmarrja në trajnime 50 euro.

Formulari nuk është në dispozicion