REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për kontrollim teknik të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës

Qëllimi: Qëllimi i licencës për kontrollim teknik të automjeteve është ofrimi i shërbimit për kontrollim teknik të automjeteve dhe mjeteve bashkëngjitëse. Kryerjen e kontrollimit teknik e bëjnë Qendrat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve, të licencuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Përshkrimi: Për marrjen e licencës subjekti paraqet kërkesë dhe dorëzon dokumentacionin në Ministrinë e Infrastrukturës. Dokumentacioni dorëzohet në kopje në arkivin e Ministrisë, ndërsa gjatë verifikimit duhet të dorëzohet origjinali. Verifikimin e dokumentacionit dhe kushteve bënë komisioni i emëruar nga Ministri i Infrastrukturës. Ministria në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës vendos për aprovim apo refuzim të kërkesës. Nëse komisioni konstaton se subjekti nuk i ka plotësuar kushtet për licencim dhe nuk e ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, atëherë mund t’i lejohet një afat plotësues jo më shumë se tridhjetë (30) ditë për plotësimin e kushteve. Licencën për kontrollimin teknik të automjeteve e lëshon Ministri i Infrastrukturës. Licenca është e patjetërsueshme dhe patransferueshme.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Selia;
  • Numri kontaktues dhe posta elektronike;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën për regjistrimin e biznesit me shifrën e veprimtarisë të kontrollimit teknik dhe certifikatën e numrit fiskal; (Origjinal)
  • Dëshminë për pronësinë; (Origjinal)
  • Kopjen e planit dhe certifikatën e pronësisë, jo më të vjetra se gjashtë (6) muaj ose kontratën për qiranë e lidhur jo më pak se gjashtë (6) vjet, të vërtetuar nga organi kompetent; (Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë se objekti ka lejen për kyçje në rrugë, nëse objekti kyçet në rrugë nacionale dhe rajonale; (Origjinal)
  • Regjistrin e pajisjeve dhe pajimeve për kontrollim teknik për vijat përkatëse të kontrollimit teknik si dhe certifikatat e kalibrimit të tyre; (Kopje)
  • Regjistrin e personelit (para kontratën e punës, përgatitjen profesionale, përvojën e punës dhe patentë shoferin për vijën përkatëse të kontrollimit teknik; (Origjinal)
  • Po ashtu, subjekti duhet të posedon, hapësirën, objektin, pajisjet dhe të ketë personelin për kryerjen e kontrollimit teknik; (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa• tarifën prej 3000 Euro, për vijën e kontrollimit teknik të automjeteve deri në 3.5t ; • tarifën prej 2000 Euro, për vijën e kontrollimit teknik të automjeteve mbi 3.5t: • tarifën prej 300 Euro, për vijën e kontrollimit teknik të motoçikletave;

Formulari nuk është në dispozicion