REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Fonde Plotësuese Pensionale të Punëdhënësit

Banka Qëndrore e Kosovës, Departamenti për Licencim dhe Standardizim

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kushteve minimale që duhet të plotësohen nga ana e të interesuarve për licencimin apo themelimin e një Fondi Plotësues Pensional të Punëdhënësit. Përmes kësaj procedure rregullohet procesi i vlerësimit të aplikacioneve i cili mundëson që vetëm ato subjekte juridike që plotësojnë kriteret e përcaktuara në legjislacionin në fuqi të lejohen të funten në treg.

Përshkrimi: Të interesuarit për licencim si fond plotësues pensional të punëdhënësit (fond pensional) duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit. Aplikacioni duhet të jetë në formë të shkruar, i cili nënshkruhet nga themeluesi dhe dorëzohet në Bankën Qëndrore të Kosovës, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjin Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, Rregulloren për Licencimin e Fondeve Plotësuese Pensionale të Punëdhënësve dhe me aktet e brendshme të Bankës Qëndrore të Kosovës. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në njërën nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar. Pas kompletimit të aplikacionit nga aplikanti, brenda 90 ditëve, bordi ekzekutiv i Bankës Qëndrore të Kosovës vendosë për miratimin paraprak ose refuzimin e aplikacionit. Pas marrjes së aprovimit për licencë finale fondi mund të filloj me aktivitet financiare për fonde pensionale. Banaka Qendrore e Kosoves nëse e konsideron të nevojshme mund të hulumtojë çdo çështje që ka të bëjë me kërkesën për licencën e Fondit pensional. Nëse Banka Qendrore e Kosoves ia refuzon kërkesën e licenës një fondi pensional, ai duhet ta njoftojë bordin e drejtorëve duke shpjeguar me shkrim arsyet për të cilat refuzohet kërkesa.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Licenca jepet për periudhë të pacaktuar kohore

Organi i ankimimit: Gjykatën Kompetente

Afati i ankimimit: 15 dit

Informatat e kërkuara

  • Informatat për Aplikantin;
  • Informatat për aktivitetin ekonomik të Punëdhënësit;
  • Informatat në lidhje me aktivitetin ekonomik të Aplikantit.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aktin themelues me të cilin themelohet Fondi pensional; (Origjinal)
  • Aktet normative të Fondit pensional që specifikojnë detajet e pagesës së kontributeve dhe të beneficioneve me kategoritë e punonjësve përkatës; (Origjinal)
  • Marrëveshjen e propozuar me mbajtësin; (Origjinal)
  • Listën e nënshkruesve të aktit themelues së bashku me informacionin që tregon nëse ata persona janë të ndëlidhur dhe llojin e ndërlidhjeve të tyre; (Origjinal)
  • Dokumentet e Fondit pensional që i përdorin pjesëmarrësit dhe përfituesit; (Origjinal)
  • Deklaratat nga anëtarët e këshillit të drejtorëve që ata pajtohen t’i kryejnë këto funksione si fiduciarë dhe të plotësojnë kërkesat që parashtrohen me Ligj; (Kopje)
  • Konkluzionet e një eksperti të pavarur që konfirmon ekzistencën e vlerësimit dhe vërteton se kontributet e kërkuara janë adekuate për të paguar pensionet, në rast të Fondit të Pensioneve me Benefit të Definuar; (Origjinal)
  • Formulari i BQK-së ( aplikacioni); (Origjinal)
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; (Origjinal)
  • Biografitë e plota të themeluesve, anëtarëve të bordit drejtues dhe menaxherëve te saj si dhe pasqyrat financiare, (Origjinal)
  • Listën e anëtarëve të propozuar për bordin e drejtorëve dhe menaxherëve, biografitë e plota të tyre, duke përfshirë dëshmitë që vërtetojnë përgatitjen dhe përvojën relevante; (Origjinal)
  • Statutin; (Origjinal)
  • Struktura organizative (organogramin); (Origjinal)
  • Plani i biznesit; (Origjinal)
  • Statutin e Sponsorit ose Sponsorëve; (Origjinal)
  • Lista e pjesëmarrësve që tregojnë kategoritë e tyre profesionale, ose deklaratat e të gjithë nëpunësve të Sponsorit që do të marrin pjesë; (Kopje)
  • Kopja e marrëveshjes së propozuar me Menaxhuesin e licencuar të mjeteve të pensioneve; (Kopje)
  • Listën e bankave dhe adresat e tyre me të cilat Sponzori(ët) ka aranzhime bankare dhe për të cilat Fondi Pensional i propozuar pretendon të këtë aranzhime bankare, dhe përshkrimi për aranzhime të tilla; (Kopje e vertetuar)
  • Kopja e marrëveshjes së propozuar për mbajtjen e mjeteve me mbajtësin e licencuar; (Kopje)
  • Emri dhe detajet kontaktuese të firmës audituese për Fondin Pensional; (Origjinal)
  • Dokumenti që vërteton se Fondi Pensional i propozuar disponon mjedisin dhe infrastrukturën e përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë si Fond Pensional, përfshirë edhe instalimin e sistemit të informatizuar të raportimit të të dhënave në BQK; (Origjinal)
  • Dëshmi të pagesës së tarifës së licencës në bazë të numrit të pjesëmarrjeve; (Origjinal)
  • Dokumente të tjerë që nevojiten sipas rregulloreve ose kërkesave të BQK-së; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaVarësisht nga numri i pjesëmarrësve në fond: 0 - 200 pjesëmarrës 1,500.00 EUR 201 - 500 pjesëmarrës 2,500.00 EUR 501 - 1000 pjesëmarrë 5,000.00 EUR mbi 1000 pjesëmarrës 10,000.00 EUR Transfer bankar 1000700010000130