REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencimi i prodhuesve të plehrave artifiale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i një klime në të cilën edhe prodhuesit e plehrave artificiale do të kenë mundësinë për të ushtruar veprimtarinë e tyre në një ambient rregullativ të përshtashëm sikurse që në të njejtën kohë i kontribuojnë ngritjes së cilësisë në prodhimin e plehrave artificiale.

Përshkrimi: Personi fizik apo juridik aplikon për t'u pajisur me licencë në bazë të kritereve të përcaktuara në udhëzim administrativ.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Tel, fax, e-mail;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 10 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për prodhim; (Origjinal)
  • Certifikatën e biznesit dhe informatën mbi biznesin; (Origjinal)
  • Certifikatën e analizave kimike për plehun artificial- lëndës së parë nga laboratorike i akredituar; (Origjinal)
  • Pëlqimin mjedisor; (Origjinal)
  • Lejen mjedisore; (Origjinal)
  • Procesverbalin nga inspektori fitosanitar; (Origjinal)
  • Modelin e tiketës dhe përshkrimi detal i të dhënave në etiketë; (Origjinal)
  • Dëshmitë për kualifikimet profesionale të stafit; (Kopje e vertetuar)
  • Fletëpagesën e taksës për licencim në vlerë prej 500 €; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 euro për prodhimTransfer bankar1000400070001150