REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për Administrator Falimentues

Ministria e Drejtësisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që kandidatët të dëshmojnë dhënien e Provimit për Administrator Falimentues përmes çertifikatës

Përshkrimi: Pas publikimit të konkursit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, kandidatët e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të iu nënshtruar provimit për Administrator Falimentues. Departamenti përkatës pranë Ministrisë së Drejtësisë pas kontrollit të dokumentacionit e përgatit edhe vendimin se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet për të iu nënshtruar provimit. Kandidatët të cilët kanë me sukses e kalojnë provimin me shkrim dhe me gojë, pas konstatimit të Komisionit marrin edhe Certifikatën e provimit për Administrator Falimentues. Certifikatën për dhënien e provimit e nënshkruan Kryetari dhe Sekretari i Komisionit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Certifikata lëshohet për afat të pakufizuar.

Organi i ankimimit: Komisioni për shqyrtimin e ankesave

Afati i ankimimit: 3 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin, emrin e babait dhe mbiemrin;
  • Vendi dhe adresa e banimit;
  • Lloji dhe shkalla e kualifikimit profesional;
  • Të dhënat për përvojën e punës.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • 1. Diplomë/Ceritifikatë shkollimi me sistem katër vjeçar ose Master (Kopje e vertetuar)
  • 2. Vërtetim i përvojës së punës në kohëzgjatje të paktën minimale tre vjeçare. (Origjinal)
  • 3. Letërnjoftimi (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesa caktohet me vendim te Ministrit Transfer bankar1000400070003470

Formulari nuk është në dispozicion