REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovim për importuesit e materialit biologjik për reproduksion

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë Blegtoriale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mundësimi i importin të materialit biologjik për reproduksion, me qëllim të mbarështimit dhe përmirësimit racor dhe tregtimit te kafshëve racë pastra dhe materialit gjenetik ku me këtë rast bëhet evidentimi dhe vlerësimi i përformancës së materialit biologjik për reprodukion sipas kategorive (krerë për riprodhim, vezë për qelje, embrione).

Përshkrimi: Për importin e materialit biologjik për reproduksion pala duhet të parashtroj kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Bashkangjitur me kërkesën importuesi i materialit riprodhues duhet të paraqes certifikatën mbarështuese, pedigren, dhe me pastaj komisioni prej tre anëtareve në kuadër të Divizionit vlerëson kërkesën e parashtruar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes:

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Importuesi/Adresa e importuesit;
  • Nr. i Licencës/Nr. i regjistrit të fermës (për fermerët);
  • Nr. Kontaktues i telefonit;
  • Lloji i materialit biologjik: 1.Kafshë të fermës për riprodhim/Shpezë Nr. i krerëve/njësive krerë. Gjinia F M.Raca/Hibridi. 2. Spermë: Nr i dozave, Lloji i kafshës së fermës, Raca (AUV); 3. Ovula /vezë për qelje: Nr. i njësive: Lloji i kafshës së fermës, Raca/Hibridi. 4. Embrione: Nr. i njësive Lloji i kafshës së fermës, Raca/Hibridi. 5.Vendi i origjinës;
  • Datë/Nënshkrimi;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni i kërkesës i plotësuar dhe i protokoluar; (Origjinal)
  • Certifikata mbarështuese – pedigreve; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 euroTransfer bankar1000400070001150