REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi për të transportuar mallra të rrezikshme nga ajri

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, Departamenti i Sigurisë së Fluturimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është aprovimi për operatorët ajror që dëshirojnë të transportojnë mallra të rrezikshme nga ajri. Në rrjedhë të kësaj, poseduesi i Certifikatës së Operatorit Ajror (AOC) të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës nuk mund te transportoj mallra te rrezikshme përmes ajrit, ne bordin e mjeteve ajrore te tij, pa autorizim/aprovim të veçantë për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit, të lëshuar po ashtu nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës i cili e ka lëshuar AOC-në.

Përshkrimi: Aplikuesi i interesuar aplikon në AAC me të gjitha dokumentet e kërkuara dhe pas shqyrtimit të Komisionit, jepet përgjigja brenda afatit të caktuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: KZAP në AACK

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi personin përgjegjës (emri, mbiemri, funksioni, adresa, tel.)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Shprehjen e interesit (NUK KA)
  • Formularin e aplikimit (Origjinal)
  • Dokumentacionin sipas procedurës AACK/DSF/DG-PRC-01 (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1000Transfer bankar1000 4000 7000 2217

Sharko formularët