REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi i programit trajnues për mallrat e rrezikshme

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, Departamenti i Sigurisë së Fluturimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja dhe mirëmbajtja e programeve fillestare dhe periodike të trajnimit për mallra të rrezikshme nga trajnuesit, për: a) transportuesit e mallrave të rrezikshme, duke përfshirë paketuesit dhe personat ose subjektet që marrin përsipër përgjegjësitë e transportuesit të mallrave; b) operatorët; c) agjencitë e trajtimit në tokë që në emër të operatorit kryejnë pranimin, trajtimin, ngarkimin, shkarkimin, transferimin ose përpunimin tjetër të ngarkesave apo postës; d) agjencitë e trajtimit në tokë të vendosur në aeroport, të cilët në emër të operatorit kryejnë procesimin e udhëtarëve; e) agjencitë, që nuk janë të vendosura në aeroport, që kryejnë në emër të operatorit regjistrimin për nisje të udhëtarëve; f) shpediterët; g) agjencitë e angazhuara në kontrollin e sigurimit të udhëtarëve, bagazhit të tyre dhe/ose ngarkesës apo furnizimeve; dhe h) operatorët postar të emëruar.

Përshkrimi: Aplikuesi aplikon në AAC me të gjitha dokumentet e kërkuara dhe pas shqyrtimit të Komisionit, jepet përgjigja brenda afatit të caktuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: KZAP në AACK

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi personin përgjegjës (emri, mbiemri, funksioni, adresa, tel.)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Programi i trajnimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa400Transfer bankar1000 4000 7000 2217

Sharko formularët