REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për mallrat e rrezikshme

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, Departamenti i Sigurisë së Fluturimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi se mallrat e rrezikshme duhet të pranohen dhe përcillen vetëm nga ato subjekte (dërguesit, shpediterët, ofruesit e shërbimit të trajtimit në tokë, agjentët e trajtimit të mallrave dhe operatorët) të cilave AACK u ka lëshuar certifikatë si kompetente për të kryer këto operime, dhe të cilat janë në posedim të një certifikate të vlefshëme për mallrat e rrezikshme.

Përshkrimi: Aplikuesi pas aplikimit, Inspektori i Departamentit të Aerodromeve e kontrollon formularin dhe dokumentacionin shtesë. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit dhe inspektimit të aerodromit, departamenti i aerodromeve rekomandon tek drejtori i përgjithshëm lëshimin e aprovimit, i cila pastaj nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: KZAP në AACK

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi personin përgjegjës (emri, mbiemri, funksioni, adresa, tel.)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Organografi i organizatës (Origjinal)
  • Procedurat Standarde të Veprimit (ose dokument tjetër relevant) që përshkruajnë një proces të detajuar të pranimit dhe trajtimit të ngarkesave dhe / ose ngarkesave të mallrave të rrezikshme. (Origjinal)
  • Lista e të punësuarve që janë në posedim të certifikatave të mallrave të vlefshme për mallrat e rrezikshme (për kategoritë 1, 2, 3 dhe 6) në përputhje me dispozitën 1; 4.2 (Tabela 1-4) e udhëzimeve teknike (Origjinal)
  • Kopja e certifikatave të vlefshme DG për punonjësit të referuar në 4.3 (NUK KA)
  • Certifikata e Operatorit Ajror (AOC) (nëse aplikohet) (Origjinal)
  • Specifikimet e operacioneve (nëse aplikohet) (Origjinal)
  • Një kopje e lejes / miratimit / së certifikatës së dhënë operatorit nga autoriteti kompetent i shtetit të operatorit që lejon transportimin e mallrave të rrezikshme nëpërmjet ajrit (nëse është e aplikueshme) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500Transfer bankar1000 4000 7000 2217

Sharko formularët