REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi i Helikoptereve – EH 131217

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, Departamenti i Aerodromeve

Qëllimi: Qëllim i kësaj procedure është rregullimi i sigurisë së heliporteve për shfrytëzim publik, në shërbim të operacioneve të transportit ajror nga operatorë ajror vendorë dhe ndërkombëtar.

Përshkrimi: Pas aplikimit, Inspektori i Departamentit të Aerodromeve e kontrollon formularin dhe dokumentacionin shtesë. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit dhe inspektimit të heliportit, departamenti i aerodromeve rekomandon tek drejtori i përgjithshëm lëshimin e aprovimit, i cila pastaj nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: AAC

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi personin përgjegjës (emri, mbiemri, funksioni, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi pozitën e heliportit (emri i heliportit, përshkrimi i pronës, koordinata gjeografike/pozita dhe largësia nga qyteti më i afërt)
  • Përshkrimi i operimeve të planifikuara
  • Detajet që do të shënohen në Certifikatën e Heliportit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kopja e Procedurave të Operimeve dhe Mirëmbajtjes së Heliportit (NUK KA)
  • Detajet e karakteristikave fizike të heliportit, pajisjeve, shërbimeve dhe mjeteve, përfshirë edhe hartat aeronautike (hartën e heliportit dhe hartën e pengesave) (Origjinal)
  • Kopja origjinale e vërtetuar e regjistrimit të biznesit (NUK KA)
  • Dëshmia mbi pronësinë e heliportit apo të drejtës për shfrytëzim (Origjinal)
  • Të dhënat (CV) për stafin e lartë drejtues së heliportit (Kopje)
  • Dëshmia e pagesës së 50% të shumës së tarifës, në përputhje me rregulloren në fuqi për tarifat e ngarkuara nga AAC (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1) Aprovimi fillestar 2000 EUR; 2) Ripërtëritja aprovimit 500 Eur; 3) Amendamendimi/transferimi ti certifikatës 2000 Eur; 4) Tarifa vjetore 500 Eur.Transfer bankar1000 4000 7000 2217

Sharko formularët