REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për organizata për aftësime profesionale në fushën e operimeve të aerodromeve

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, Departamenti i Aerodromeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është autorizimi i organizatave përkatëse të cilat organizojnë trajnime profesionale në fushën e operimeve të aerodromeve.

Përshkrimi: Pas aplikimit, Inspektori i Departamentit të Aerodromeve e kontrollon formularin dhe dokumentacionin shtesë. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe burimeve njerëzore, inspektori do të kryej verifikimin e klasave dhe veglave që do të përdoren për trajnim. Nëse vlerësimi është i kënaqshëm, departamenti i aerodromeve rekomandon tek drejtori i përgjithshëm lëshimin e autorizimit, i cila pastaj nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: AAC

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhënat mbi personin përgjegjësinë organizatën për aftësime profesionale (emri, mbiemri, tel.)
  • Lista e programeve të planifikuara për aftësim profesional
  • Të dhënat mbi instruktorët që do të ofrojnë aftësimin profesional

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kopja e Doracakut operativ të organizatës për aftësim profesional (NUK KA)
  • Struktura organizative të organizatës për aftësim profesional (Kopje)
  • Të dhënat mbi instruktorët dhe mbikëqyrësit e autorizuar për të kryer aftësime profesionale në fusha specifike, në përputhje me programin për aftësim profesional, dhe dokumentacioni mbështetës (Kopje)
  • Kopja e programit/eve për aftësim profesional, literatura dhe doracakët përkatës (NUK KA)
  • Mostrat e certifikatave për aftësim profesional që do të lëshohen kandidateve të suksesshëm (Kopje)
  • Të dhënat dhe përshkrimi/lista e pajisjeve, veglave dhe mjeteve të cilat do të përdoren me rastin e ofrimit të ligjëratave teorike, ushtrimeve praktike dhe aftësimit në vendin e punës (Kopje)
  • Skica dhe përshkrimi i hapësirave në të cilat do të kryhen ligjëratat teorike, ushtrimet praktike, dhe aftësimin në vendin e punës (Kopje)
  • Dëshmia e pagesës së 50% të shumës së tarifës, në përputhje me rregulloren në fuqi për tarifat e ngarkuara nga AAC (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1) Lëshimi i autorizimit 1000 EUR; 2) Ripërtëritja e autorizimit 500 Eur; 3) Ndryshimi 250 Eur; 4) Pagesa vjetore 250 Eur; 5) Miratimi i instruktorit të ri 350 Eur. Transfer bankar1000 4000 7000 2217

Sharko formularët