REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për ngritje dhe aterim me helikopter jashtë zonave të aerodromeve

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, Departamenti i Sigurisë së Fluturimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kushteve për ngritjen dhe aterimin e helikopterëve jashtë zonave të aerodromeve.

Përshkrimi: Pronari ose operatori i helikopterit mund të operojë me helikopter vetëm pas marrjes së aprovimit nga AAC. Kërkesa për aprovim duhet të dorëzohet në AAC të paktën tri ditë (3) pune para fillimit të operimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Vetëm për një fluturim, bazuar në kërkesën e operatorit

Organi i ankimimit: KZAP në AAC

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhëna mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
  • Të dhëna mbi personin përgjegjës (emri, mbiemri, funksioni, adresa, tel.)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • AOC ose certifikatë tjetër e zbatueshme (Origjinal)
  • PSO ose pjesa e aplikueshme e Manualit të operimit OM (në gjuhën angleze, nëse është e aplikueshme) (Origjinal)
  • Licencën e Pilotit (Kopje)
  • Certifikata mjekësore e pilotit (Kopje)
  • Ditari i futurimit të pilotit (Kopje)
  • Certifikatë e regjistrimit të Helikopterit (Origjinal)
  • Certifikata e vlefshmërisë ajrore ose ARC (Origjinal)
  • Certifikata e zhurmës (Origjinal)
  • Certifikata e Sigurimit të Palës së Tretë (Origjinal)
  • Licenca e Radios Ajrore (Origjinal)
  • Regjistri Teknik i Aeroplanit ose dokumenti adekuat (Origjinal)
  • Certifikata e lëshimit në shërbim (CRS) (Origjinal)
  • Lejen e pronarit ose personit fizik ose juridik i cili ka interesa juridike pronësore në pronë (Origjinal)
  • Skica e NHLS me distancat dhe zonën e sigurisë (Origjinal)
  • Fotografi me ngjyra të NHLS (Origjinal)
  • Aneksi A i instrukcioneve speciale të NATO-s (Kopje)
  • Shtojca C e instrukcioneve speciale të NATO-s (nëse është e aplikueshme) (Kopje)
Pa pagesë

Sharko formularët