REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizimet e pergjithshme per ofrimin e rrjeteve dhe/ose sherbimeve te komunikimeve elektronike

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Departamenti i komunikimeve elektronike

Qëllimi: Njoftimi për ofrimin e shërbimeve dhe/ose rrjeteve të komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës dhe konfirmimin nga ARKEP për lejimin e ushtrimit të këtij aktiviteti.

Përshkrimi: Personi i autorizuar e dorëzon aplikacionin, kërkesën dhe dokumentacionin përcjellës për fillimin e ofrimit të aktivitetit të komunikimeve elektronike. Pas kompletimit të dokumentacionit ARKEP lëshon konfirmimin për lejimin e ushtrimit të aktivitetit të komunikimeve elektronike dhe bën regjistrimin e tij. 1. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e rrjetit publik fiks 2. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve publike fikse 3. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e rrjetit publik mobil 4. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve publike mobile 5. Autorizim për ofrimin e shërbimeve të linjave me qira 6. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e rrjetave publike me transmetim satelitor 7. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve publike satelitore 8. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve të transmetimit të të dhënave- internetit 9. Autorizim i Përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Konfirmimi lëshohet për afat të pacaktuar.

Organi i ankimimit: Gjykata kompetente

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Data e aplikimit, emri i entitetit/ndërmarrjes, numri i regjistrimit te biznesit dhe nr. Fiskal,
  • Adresa e ndërmarrjes
  • Te dhënat e personit përgjegjës, nr. personal nr. i telefonit, faksit, adresa
  • Përshkrimi i shërbimeve të propozuara
  • Lloji i autorizimit për te cilin aplikon
  • Standardet teknike që do të aplikohen

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • 1. Formulari i njoftimit për hyrje në aktivitetin e komunikimeve elektronike (Origjinal)
  • 2. Çertifikata e regjistrimit të biznesit dhe informatë mbi biznesin (Kopje)
  • 3. Çertifikata e numrit fiskal (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaProcedura e aplikimit është pa pagesë

Sharko formularët