REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim individual per radiofrekuenca

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Departamenti i menaxhimit te frekuencave

Qëllimi: Dhënia e autorizimeve shfrytëzuesve për të ngritur dhe operuar sisteme radiokomunikimi

Përshkrimi: Personi i autorizuar dorëzon aplikacionin, kërkesën dhe dokumentacionin përcjellës për fillimin e ofrimit të aktivitetit të komunikimeve elektronike. Pas kompletimit të dokumentacionit, analizave inxhinierike për gjetjen e kanaleve të mundshme radiokomunikuese, ARKEP lëshon autorizimin për ngritjen e sistemit të radiokomunikimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Konfirmimi lëshohet minimum për 6 muaj dhe më shumë.

Organi i ankimimit: Gjykata kompetente

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • - Data e aplikimit, emri i entitetit/ndërmarrjes, numri i regjistrimit te biznesit dhe nr. Fiskal
  • - Adresa e ndërmarrjes
  • - të dhënat e personit pergjegjës, nr. personal nr. i telefonit, faksit, adresa
  • - përshkrimi i shërbimeve të propozuara
  • - lloji i autorizimit për të cilin aplikon
  • - standardet teknike që do të aplikohen
  • - informacione shtesë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 42

Dokumentacioni i kërkuar

  • 1. Kërkesë për Aplikim (Origjinal)
  • 2. Formulari i aplikimit (Origjinal)
  • 3. Çertifikata e regjistrimit të biznesit dhe informatë mbi biznesin (Kopje)
  • Certifikata e numrit fiskal,.Kopja e Licencës nga KPM (për shërbimet Radio dhe TV) (Kopje)
  • Autorizimi i përgjithshëm për operim i dhënë nga ARKEP –i, për ofrues të shërbimeve të telekomunikacionit (Kopje)
  • Licenca për operim e lëshuar nga MPB, për ofrues të shërbimeve të sigurimit privat (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesë për shfrytëzimin e radiofrekuencave - varësisht nga parametrat e rrjetës , përcaktuar me rregullore, minimumi 75 euro Transfer bankar1000450000000273

Sharko formularët