REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për këshilltarë dhe zhvillim rural

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është legalizimi i këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural për të kryer shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

Përshkrimi: Për të kryer shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, personi duhet të aplikojë për certifikim në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike. Ministria bën shpalljen publike në baza vjetore për aplikim për certifikim të kandidatëve për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Shpallja nga paragrafi 1 i këtij neni publikohet më së paku në dy (2) gazeta ditore dhe në ueb faqe të Ministrisë. Komisioni për Vlerësimin dhe Certifikimin e Këshilltarëve, përbëhet nga pesë (5) anëtarë, i cili komision shqyrton dokumentacionin dhe njofton palën me shkrim për përmbushjen e kritereve dhe nënshtrimit në trajnime të parapara për certifikim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri, Datëlindja;
  • Adresa/ Telefoni/ E-mail adresa/Nr. Personal;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi; (Kopje)
  • Dëshmi të kualifikimeve shkollore; (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi mbi përvojën e punës; (Origjinal)
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe i dënuar për vepër penale; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa 50 euroTransfer bankar