REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizimet individuale per resurse numerike

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Departamenti i komunikimeve elektronike

Qëllimi: Jepet e drejta e përdorimit të resurseve numerike për shërbimet e numrave premium 9x, për numrat special 8x (pa pagesë), për kodet e shkurtëra për pranimin dhe dërgimin e SMS-ve me vlerë të shtuar 5x, për përdorimin e numrave të telefonisë fikse 2x dhe 3x dhe për telefoninë mobile 4x.

Përshkrimi: Personi i autorizuar e dorëzon aplikacionin, kërkesën dhe dokumentacionin përcjellës për përdorimin e resurseve numerike. Pas kompletimit të dokumentacionit ARKEP lëshon vendime në bazë të kërkesave për përdorimin e numeracionit të këtyre resurseve numerike: 1. Autorizim individual për përdorimin e numrave premium 9x; 2. Autorizim individual për përdorimin e numrave special 8x; 3. Autorizim individual për përdorimin e numrave të shkurtër 5x; 4. Autorizim individual për përdorimin e numrave gjeografik 2x dhe 3x; 5. Autorizim individual për përdorimin e numrave jogjeografik mobil 4x.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Konfirmimi lëshohet për 1 ose 2 vite për shërbimet e numrave 9x, 8x, 5x ndërsa për afat të pakufizuar për numrat 2x, 3x dhe 4x.

Organi i ankimimit: Gjykata kompetente

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i personit përgjegjës, nr. personal, adresa.
  • Emri i ndërmarrjes, adresa, selia, nr. fiskal, nr. i telefonit
  • Numrat/ seritë numerik/e për të cilat aplikon, afati i fillimit te përdorimit të numeracionit
  • Ndryshimi i numrit/ave
  • Informacione shtesë varësisht nga kërkesa
  • për numrat 2x dhe 3x - Informatat rreth çmimeve dhe zbatimi teknik i shërbimit
  • - Datën e planifikuar për fillimin e shfrytëzimit të resurseve të numeracionit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 21 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • 1. Kërkesë për Aplikim (NUK KA)
  • 2. Formulari i aplikimit (Origjinal)
  • 3. Çertifikata e regjistrimit te biznesit (Origjinal)
  • 4. Varësisht prej kërkesës mund të kërkohen dokumente shtesë (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesë për përdorimin e numrave premium 9x - 60 Euro/1 vit; Pagesë për përdorimin e numrave special 8x - 10 Euro/vit; Pagesë për përdorimin e numrave të shkurtër 5x-15 Euro/vit; Pagesë për përdorimin e numrave gjeografik 2x dhe 3x -0.03 cent/ euro; Pagesë për përdorimin e numrave jogjeografik mobil 4x -0.06 cent/ euro Transfer bankar1000450000000270

Sharko formularët