REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për përpunim të jashtëm

Ministria e Financave, Dogana e Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është lirimi nga detyrimet me rastin e importit nga shtetet tjera të atyre mallrave të cilat janë prodhuar nga mallrat vendore të eksportuara më herët. Kjo u mundëson bizneseve të shfrytëzojnë koston me të ulët të fuqisë punëtore jashtë Kosovës përderisa nxitet përdorimi i lëndëve të para vendore për të përpunuar produktet finale. Mallrat po ashtu mund të eksportohen përkohësisht në mënyrë që t’u nënshtrohen atyre proceseve të cilat nuk janë në dispozicion në Kosovë. Kjo procedure poashtu mundëson që mallrat me defekte të kthehen në shtetet e huaja për t’u riparuar, ose për t’u zëvendësuar me mallra të barasvlershme në kuadër të Sistemit të këmbimit standard (SKS).

Përshkrimi: Kërkesa dorëzohet në zyrën administrative për protokollim, ajo pranohet nga Sektori i Procedurave dhe autorizimeve, e cila më pas kompletohet me dokumentet e nevojshme, shqyrtohet brenda afatit ligjor. Autorizimi nënshkruhet nga Drejtori Drejtorisë së Akcizave dhe Procedurave, Dogana e Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 - 3 vjet

Organi i ankimimit: Dogana e Kosovës

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Sistemi në të cilin janë paraqitur të vendosen mallrat e klasifikuara
  • Periudha e vlefshmërisë së autorizimit (data në të cilën dëshironi që të filloj vlefshmëria e autorizimit, si dhe data e skadimit të autorizimit)
  • Mallrat për t'u vendosur nën procedurën e përpunimit të jashtëm (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatës së TVSh-së (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Lista e Kompanive të Kosovës (furnizuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të këtë bashkëpunim (Kopje)
  • Informatat në lidhje me biznesin ku do të paraqitet një historik i kompanisë /organizatës jo qeveritare si dhe arsyeja ekonomike për shfrytëzimin e procedurës (Kopje)
  • Lista e Kompanive jashtë Kosovës (furnizuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të këtë bashkëpunim (Origjinal)
  • Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbush obligimet ndaj ATK-së (Kopje)
  • Certifikata e Numrit Fiskal (Kopje)
  • Garancioni bankar (Kopje)
  • Kopja e Planit dhe lista e poseduesëve e vërtetuar nga zyra kadastrale komunale (Kopje)
  • Malli të jetë lehtë i identifikueshëm, në gjendjen faktike dhe atyre dokumentare sipas normativit (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion