REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për lirim nga taksa akcizës për Vajrat e rënda për ngrohje (Mazut)

Ministria e Financave, Dogana e Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mbajtja e evidencave për numrin e kompanive që janë të autorizuara dhe lirohen nga akciza për mallin (mazut) që përdoret në proces të prodhimit.

Përshkrimi: Kërkesa dorëzohet në zyrën administrative për protokollim, ajo pranohet nga Sektori për Procedura dhe Autorizime (nga data 03.04.2017), e cila më pas kompletohet me dokumentet e nevojshme dhe shqyrtohet brenda afatit ligjor. Autorizimi nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 12 deri në 24 muaj

Organi i ankimimit: Dogana e Kosovës

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Të dhënat e subjektit
  • Të dhënat mbi sasinë që kërkohet
  • Nr. i tel dhe e-maili kontaktues i subjektit
  • Të dhënat për kontraktorët për furnizim
  • Arsyetimin e kërkesës për autorizim
  • Të dhënat mbi shpenzimin e mazutit dhe prodhimin për periudhën paraprake trevjeqare
  • Të dhënat për normativin e shfrytëzimit të mazutit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Certifikata e nr. fiscal (Kopje)
  • Certifikata e TVSH-së (Kopje)
  • Fotot e teknologjisë së prodhimit (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion