REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Lejimi i eksportuesve, importuesve, transportuesve të burimeve radioaktive

Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e kontrollit rregullator mbi praktikat dhe burimet e rrezatimit që mund të përbëjnë rrezik për njerëzit dhe mjedisin.

Përshkrimi: Aplikuesi aplikon në Zyrën Administrative të Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore. Dokumentacioni bartet në Zyrën për licencim. Zyrtari për Licenca informon Komisionin për leje, licenca dhe regjistrime, i cili është i caktuar me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë. Zyrtari për licencim cakton datën dhe kohën e shqyrtimit të aplikacionit, në afat prej 15 ditësh nga data e kompletimit të dokumentacionit për aplikim. Komisioni mblidhet, shqyrton aplikacionin dhe përgatit rekomandimin të cilin ia dorëzon Kryeshefit Ekzekutiv. Varësisht nga rekomandimi i Komisionit, Kryeshefi merr vendim për lëshimin ose jo të lejës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • - Të dhënat e personit juridik/fizik: (ndërmarrja, numri i biznesit, qyteti, kodi postar, rruga dhe numri, telefoni, emaili, personi përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues, personi kontaktues)
  • - Të dhënat mbi veprimtarinë (fusha ku përdoret, lloji i praktikës/ave)
  • - Të dhënat mbi burimet radioaktive (radionukleidi, numri i identifikimit, lokacioni, aktiviteti, forma e burimit)
  • - Deklarata me përgjegjësi të plotë se të dhënat dhe dokumentacioni i bashkëlidhur janë të sakta
  • - Verifikimi i personit juridik/fizik (emri dhe mbiemri i personit të autorizuar, vula, data)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • 1. Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (Kopje)
  • 2. Certifikata e numrit fiskal (Kopje)
  • 3. Certifikata e Regjistrimit si importues/eksportues (Kopje e vertetuar)
  • 4. Licenca e veprimtarisë (Kopje e vertetuar)
  • 5. Vërtetimi për kryerjen e kursit të ADR-së (Origjinal)
  • 6. Plani dhe Programi për Mbrojtje nga Rrezatimi gjatë transportit të materialeve radioaktive (Kopje)
  • 7. Leja e qarkullimit (Origjinal)
  • 8. Emërimi i personit përgjegjës për mbrojtje nga rrezatimi dhe kualifikime (Origjinal)
  • 9. Të dhënat mbi automjetin transportues, përfshirë fotografi ku shihet tabela për transport të mallrave të rrezikshme dhe për transport të mallrave radioaktive (Origjinal)
  • 10. Raporti përmbledhës për aktivitetet e importit dhe transportit të burimeve radioaktive përgjatë vitit paraprak (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaNë mungesë të aktit nënligjor pë r taksa, tarifa dhe pagesa, nuk është parashikuar kryerja e pagesës.

Sharko formularët