REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Njohja e ekspertëve për mbrojtje nga rrezatimi

Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore

Qëllimi: Qëllimi i Njohjes së ekspertëve për mbrojtje nga rrezatimi është vendosja e kontrollit rregullator mbi praktikat dhe burimet e rrezatimit që mund të përbëjnë rrezik për njerëzit dhe mjedisin.

Përshkrimi: Aplikuesi aplikon në Zyrën Administrative të Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore. Dokumentacioni bartet në Zyrën për Licencim. Zyrtari për Licenca informon Komisionin për leje, licenca, regjistrime, i cili është i caktuar me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë. Zyrtari për Licencim cakton datën dhe kohën e shqyrtimit të aplikacionit, në afat prej 15 ditësh nga data e kompletimit të dokumentacionit për aplikim. Komisioni mblidhet, shqyrton aplikacionin dhe përgatit rekomandimin të cilin ia dorëzon Kryeshefit Ekzekutiv. Varësisht nga rekomandimi i Komisionit, Kryeshefi merr vendim për lëshimin ose jo të Njohjes.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • - Të dhënat e personit juridik/fizik: (ndërmarrja, numri i biznesit, qyteti, kodi postar, rruga dhe numri, telefoni, emaili)
  • - Të dhënat mbi veprimtarinë
  • - Deklarata me përgjegjësi të plotë se të dhënat dhe dokumentacioni i bashkëlidhur janë të sakta
  • - Verifikimi i personit juridik/fizik (emri dhe mbiemri, vula, data)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • 1. Letërnjoftimi (Kopje)
  • 2. Certifikatë për të kaluarën penale (Origjinal)
  • 3. Diploma (Kopje e vertetuar)
  • 4. Certifikatat e trajnimeve (Kopje)
  • 5. Dëshmi për përvojen e punës (Origjinal)
  • Për Njohjen e ekspertëve të huaj për Mbrojtje nga Rrezatimi kërkohet: 1. Certifikata e njohjes si ekspert për mbrojtje nga rrezatimi e lëshuar nga institucioni përgjegjës në shtetin e huaj (Origjinal)
  • 2. Dëshmi për përvojen e punës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaNuk është e përcaktuar në mungesë të aktit nënligjor