REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për zbatimin e hulumtimeve shkencore në natyrë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është hulumtimi shkencor bio-mjeksor, riprodhimi ose përmirësimi i llojeve që do të rriste përfitimet për ruajtjen e natyrës si dhe ka poashtu qëllime arsimore.

Përshkrimi: Pala plotëson formularin, ku janë të parapara informatat dhe dokumentacioni i nevojshëm për paraqitësin e kërkesës. Pala parashtron kërkesën e cila shqyrtohet në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, dhe Ujërave pastaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një vendimi lëshon apo refuzon dhënien e lejes palës, në të cilën përcaktohen kushtet të cilave pala duhet t’u përmbahet gjatë realizimit të hulumtimeve shkencore në natyrë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Komisioni për ankesa pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Kërkesë për pëlqim, leje, licencë, certifikatë dhe vërtetim të paraparë me legjislacionin për mbrojtjen e natyrës
  • Dy rekomandime nga institucioni shkencor për të cilin personi fizik kryen hulumtimin, në rast se aplikuesi është person fizik
  • Plani i punës, metodologjia e hulumtimit
  • Informata për anëtarët e ekipit për hulumtimin shkencor (duke përfshirë thirrjen akademike dhe vendin e punës)
  • Informata për specializimet, ekspertizën dhe hulumtimet e deritanishme të zbatuara nga ana e personit juridik ose antarëve të ekipit
  • Lejet e marra më parë për hulumtime në natyrë dhe numri i protokolit
  • Fletëpagesa
  • Obligohet poseduesi i kësaj Leje që me rezultatet e hulumtimit ta njoftoj Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të hulumtimit në natyrë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa me shkrim (Origjinal)
  • Dokumentacioni i kërkuar në formular (Origjinal)
  • Metodologjia e punës (Per shikim)
  • Afati kohor i kërkesës për zbatimin e hulumtimeve në natyrë (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa15 EuroTransfer bankar1000400070002120