REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për leje për ofruesit e shërbimeve jopublik të shërbimeve të punësimit _D (për brenda) dhe E (për jashtë)

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale , Departamenti i Punës dhe Punësimit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj certifikate është identifikimi i personave juridik për ushtrimin e shërbimeve specifike të punësimit.

Përshkrimi: Aplikuesi dërgon dokumentet në departament. Komisioni pastaj e shqyrton kërkesën dhe e merr vendimin. Kategoria D nënkupton shërbimet e përbëra nga punësimi i punëtorëve me synimin për t’i bërë ato në dizpozicion të një pale të tretë, kurse kategoria E nënkupton shërbimet e ndërlidhura me ndërmjetësimin e punëtorëve jashtë vendit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Selia
  • Numri i biznesit
  • Numri fiskal
  • Veprimtaria ekonomike
  • Data e themelimit
  • Numri i të punësuarve
  • Periudha për të cilën është nevojshme leja
  • Llojet e shërbimeve që ofron biznesi
  • I autorizuari (emri dhe mbiemri)
  • Të dhënat e pranuesit të kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kopje e certifikatës së biznesit (Kopje)
  • Kopje e kontratës së punës mes biznesit/ojq dhe punëtorëve profesional (Kopje)
  • Kopje të diplomave të punëtorëve profesional (Kopje)
  • Adresa zyrtare (Kopje)
  • Vërtetimi nga gjykata ekonomike (Origjinal)
  • Vërtetimi nga gjykata e pronarit dhe punëtorit profesional nuk janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale të mashtrimit ose të kontrabandimit me qenie njerëzore (Origjinal)
  • Vërtetim nga ATK që personi juridik nuk ka obligimi tatimore (Origjinal)
  • Certifikata e numrit fiskal (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 Transfer bankar1000430070006532

Formulari nuk është në dispozicion