REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Nostrifikimi i certifikatës specialistike (të fituar jashtë vendit)

Ministria e Shëndetësisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është për të siguruar standarde më të larta të kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe të profesionistëve shëndetësor në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Pa nostrifikim të certifikatës specialistike profesionisti shëndetësor nuk mund të licencohet.

Përshkrimi: Komisioni i lëmisë përkatëse bënë barazvlersimin dhe nostrifikimin e certifikatës specialistike si për aspektin kohor dhe përmbajtësor.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat

Organi i ankimimit: Komisioni për Ankesa

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, emri i prindit dhe mbiemri;
  • Data dhe vendi i lindjes;
  • Adresa;
  • Numri i telefonit;
  • Vendi dhe data e diplomimit (fakultet)
  • Lëmia e specializimit;
  • Data e specializimit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Planprogrami i specializimit –i përkthyer; (Kopje e vertetuar)
  • Validiteti i certifikates specialistike–i përkthyer; (Kopje e vertetuar)
  • Certifikata specialistike e noterizuar dhe e përkthyer; (Kopje e vertetuar)
  • Diploma e fakultetit e noterizuar (Kopje e vertetuar)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Dy foto (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPagesë për nostrifikim - 150 EuroTransfer bankar1000400070002508

Formulari nuk është në dispozicion