REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Regjistrimi i objekteve të operatorëve të biznesit me ushqim me prejardhje shtazore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Drejtoria e Shendetit Publik

Qëllimi: Regjistrimit i nënshtrohen objektet e subjekteve që afarojnë me ushqim me prejardhje shtazore që në bazë te vlerësimit të rrezikut të natyrës së ushqimit (mjalti), fazës së aktivitetit, kapacitetit prodhues dhe distribuimit të produkteve në treg, paraqesin rrezik të ulët për shëndetin publik, konkretisht, objektet e prodhimit primar (fermat e qumështit, fermat e mishit, etj.) ku ushqimi është ende si lëndë e parë dhe për t'u finalizuar duhet të kalojë në disa faza të përpunimit. Kësaj procedure i nënshtrohen edhe objektet e përgatitjes dhe shitjes së produkteve me pakicë, kryesisht si ushqime te freskëta, me afate te shkurta përdorimi dhe shitja realizohet direkt te konsumatori i fundit (si psh. mishtoret, prodhuesit e bylmetit që shesin në tregje, prodhuesit e mjaltit etj.). Regjistrimi përfshinë: 1. Objektet e prodhimtarisë primare të ushqimit me prejardhje shtazore; 2. Objektet të cilat përdoren si hapësira private banesore, në të cilat përgatitet rregullisht ushqimi me prejardhje shtazore për plasim në treg; 3. Objektet ku ushtrohet veprimtaria e deponimit të ushqimit me prejardhje shtazore, për të cilat nuk nevojiten kushtet e temperaturave të kontrolluara; 4. Pikat e grumbullimit të qumështit nga dy, ose më tepër prodhues, të cilat furnizojnë vetëm një objekt të aprovuar për përpunim të qumështit dhe produkteve të tij; 5. Objektet për mbushjen dhe paketimin e mjaltit dhe produkteve tjera nga bletët; 6. Operatori i biznesit i cili merret me transportin e ushqimit me origjinë shtazore dhe mjetet e tij transportuese.

Përshkrimi: Operatori i Biznesit me Ushqim me prejardhje shtazore, është i obliguar që në afat prej 30 ditësh, para plasimit të ushqimit në treg t’i parashtrojë kërkesë për regjistrimin e objektit përkatës, Drejtorisë së Shëndetit Publik sipas Aneksit 1 të Rregullores nr. 18 /2016 për regjistrimin dhe aprovimin e operatorëve të biznesit me ushqim. Sipas kërkesës së parashtruar nga operatori i Biznesit me Ushqim, Drejtoria e Shëndetit Publik , regjistron objektin përkatës në regjistër, pastaj kryeshefi ekzekutiv nxjerr vendimin për regjistrim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nuk është e përcaktuar.

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Adresa e subjektit;
  • Numri i regjistrimit (biznesit) të subjektit;
  • Emri, lokacioni i objektit,vendi, rruga dhe nr. postar;
  • Personi përgjegjës për prodhim të ushqimit në objekt;
  • Emri dhe mbiemri / Pozita e punës;
  • Telefoni dhe e-maili;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit; (Origjinal)
  • Dokumenti identifikues; (Kopje)
  • Dëshminë e pagesës së regjistrimit; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa25 euro Transfer bankar