REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Aprovimi i objekteve të operatorëve të biznesit me ushqim me prejardhje shtazore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Drejtoria e Shendetit Publik

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është verifikimi i plotësimit të këkesave minimale të infrastrukturës, pajisjeve, vijës së prodhimit dhe evidentimin e objekteve të subjekteve që ushtrojne aktivitet të biznesit me ushqim me prejardhje shtazore. Procedurës së aprovimit i nënshtrohen objektet që në bazë të vlerësimit të analizës së rrezikut, paraqesin nivel të mesëm ose të lartë të rrezikut të shëndetit publik, konkretisht objektet e prodhimit, përpunimit dhe ruajtjes së ushqimit me origjinë shtazore që produktet e tyre i distribuojnë dhe i ekspozojnë për shitje nëpërmes rrjetit të subjekteve tjera tregtare, këtu zakonisht hyjnë produktet e përpunuara ushqimore, gjysmë te gatshme ose të gatshme për t'u konsumuar, me afate të mesme ose të gjata përdorimi dhe për të ruajtur kualitetin standard dhe sigurinë e produktit, kanë kërkesa të ruajtjes në temperatura adekuate gjatë gjithë afatit të tyre të përdorimit.

Përshkrimi: Operatori i Biznesit me Ushqim me prejardhje shtazore, është i obliguar që në afat prej 30 ditësh, para plasimit të ushqimit në treg t’i parashtrojë kërkesë për aprovimin e objektit përkatës, Drejtorisë së Shëndetit Publik sipas Aneksit 2 të Rregullores nr 18 /2016. Operatori i biznesit mund ta marrë aprovimin për: 1. Objektet për therjen dhe copëtimin e mishit të kafshëve thundrake: lopë, dhi, dele, derra dhe kuaj; 2. Objektet për therjen dhe copëtimin e mishit të shpezëve dhe lepujve; 3. Objektet për therjen dhe copëtimin e mishit të kafshëve të egra të kultivuara; 4. Objektet për përpunimin dhe copëtimin e kafshëve të egra; 5. Objektet për prodhimin e mishit të bluar, përgatitjeve të mishit dhe mishit të ndarë mekanikisht nga ashti; 6. Objektet për përpunimin e mishit, suxhuk, prodhime të mishit të terur, ushqime gjysmëfinale dhe finale të mishit, konserva, dhjam/yndyrë dhe produkte tjera mishi; 7. Objektet për guaca të gjalla: 8. Objektet për prodhimet e peshkatarisë: 9. Objektet për qumësht dhe prodhime qumështi: 9.1. Pikat e grumbullimit të qumështit, të cilat furnizojnë dy e më shumë objekte të aprovuara për përpunim të qumështit dhe produkteve të tij; 9.2. Objektet për përpunimin e qumështit. 10. Objektet për vezë: 10.1. qendrat e paketimit të vezëve; 10.2 prodhimi i vezëve të lëngshme; 10.3. përpunimi i vezëve. 11. Objektet për përpunimin e bretkosave dhe kërmijve; 12. Objektet për grumbullimin dhe përpunimin e dhjamit dhe yndyrës së shkrirë të kafshëve; 13. Objektet për përpunimin e lukthit, shpretkave dhe zorrëve; 14. Objektet për përpunimin xhelatinës; 15. Objektet për prodhimin e kolagjenit. 16. Objektet që kryejnë veprimtari të përgjithshme. 16.1. Deponimin e ushqimit me origjinë shtazore në kushtet e temperaturës së kontrolluar; 16.2. Objektet për ripaketimin e ushqimit me origjinë shtazore; 16.3. Objektet e tregtisë me shumicë të ushqimeve me origjine shtazore; 17. Objektet eksportuese që afarojnë me ushqim me origjinë shtazore; 18. Objektet e mishit të kafshëve të egra të vrara i destinuar për konsum publik; Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, me vendim e formon komisionin profesional i cili i verifikon kriteret për aprovimin e objektit; Kur objekti i plotëson kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi, komisioni profesional i dërgon Drejtorisë së Administratës procesverbalin mbi të gjeturat nga vendi i shikimit të objektit, si dhe propozimin për aprovim. Pas aprovimit, objektet shënohen në Regjistrin e objekteve të aprovuara për afarizëm me ushqim, i përcaktohet numri i aprovimit dhe i lëshohet vendimi për aprovim .

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 6 (gjashtë) muaj

Organi i ankimimit: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Adresa e subjektit;
  • Numri i regjistrimit (biznesit) të subjektit;
  • Emri i objektit ;
  • Lokacioni i objektit;
  • Regjioni;
  • Vendi dhe nr. Postar;
  • Personi përgjegjës për prodhim të ushqimit në objekt;
  • Emri dhe mbiemri / Pozita /Telefoni dhe e-maili;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit; (Origjinal)
  • Skica e objektit në të cilën paraqiten hapësirat e projektuara, vendosja e pajisjeve si dhe rrjedhja teknologjike e proceseve të prodhimit, në përpjesëtimin 1:50 ose 1:100, në mënyrë që renditja e hapësirave dhe pajisjeve të jetë qartë e dukshme; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 euro Transfer bankar