REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë e Makinistit

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Qëllimi: Qëllimi i licencimit të makinistëve është rregullimi dhe mbikëqyrja e sektorit hekurudhor konform dispozitave ligjore në fuqi si dhe praktikave më të mira evropiane dhe rajonale.

Përshkrimi: Aplikuesi duhet të përmbushë minimumin e kërkesave të parapara me Ligjin e Hekurudhave dhe direktiven e BE- së dhe plotësimi i kushteve bazë të përshkruara në rregulloren për licencim të Makinistëve 02/2013. Aplikacioni mund të merret në formë online me ç’rast aplikimi mund të bëhet personalisht nga makinisti ose ndonjë entitet ligjor kompetent në emer të tij. Autoriteti Regullativ i Hekurudhave do të leshoj licencen jo me vonë se një muaj pas pranimit të dokumentacionit relevant nëse vlerësimi është pozitiv.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 10 vite

Organi i ankimimit: Gjykata Themelore e Prishtinës - Departamenti për Çështje Administrative

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Informatat kontaktuese të organit licencues;
  • Të dhënat e aplikuesit;
  • Numri identifikues i licences;
  • Data e lëshimit;
  • Të dhënat e personit tjetër që aplikon (p.sh. emri i kompanisë);

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Licencë e re: 1. Aplikacioni i nënshkruar; (Origjinal)
  • 2. Autorizimi për të proceduar të dhënat personale; (Origjinal)
  • 3. Dëshmi për kualifikim; (Kopje e vertetuar)
  • 4. Certifikate e përshtatshmërisë fizike; (Origjinal)
  • 5. Certifikate e përshtatshmërisë psikologjike; (Origjinal)
  • 6. Certifikate e njohurive të përgjithshme; (Origjinal)
  • 7. Kopje të dokumentit identifikues; (Kopje)
  • 2. Përditësim: 1. Licencën ekzistuese (Origjinal)
  • 2. Arsyeja për përditësim të licences; (Per shikim)
  • 3. Amendamentim: 1. Licencën ekzistuese; (Origjinal)
  • 2. Certifikate e përshtatshmërisë fizike; (Origjinal)
  • 3. Arsyeja për ndryshim; (Per shikim)
  • 4. Duplifikim; 1. Deklarimi i arsyes pse kërkohet duplifikim (shkatërruar/humbur/etj); (Per shikim)
  • 5. Ripërtëritje: 1. Certifikate e përshtatshmërisë fizike; (Origjinal)
  • 2. Kopje të licencës së fundit; (Kopje)
  • 3. Dëshmi për mbetje kompetent (nëse kërkohet); (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 euro marrja e licencës ripërtëritje 100 euro170001210012552